Kjo është një nga recetat i mia më të dashura. E thjeshtë e shijshme dhe i bën ballë çdo presioni të kohës. Është fiks ajo që i duhet një vakti. Nëse doni të mos lodheni shumë por të jeni dhe të rafinuar, kungujt janë modeli!
Fillim e mbarim gjithsej 15 minuta ndoshta dhe më pak. Thjesht kaurdisni disa kunguj të njomë, të prerë në vaj ulliri derisa të zbuten, më pas shtoni gjalpin, thërrimet e bukës, qepët, majdanozin dhe i përzieni mirë së bashku. Kjo eshte e gjitha! Ajo që e bën këtë pjatë me shije të re është alkimia e thërrimeve të bukës me barishtet.
Përbërësit për 4 racione
Gjysmë kile kungulleshka te vogla
2 lugë vaj ulliri
Kripë dhe piper
2 lugë gjelle thërrime buke
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë qepe të prera
4 lugë majdanoz të grirë
Përgatitja
Hapi 1
Lajini kungujt (jeshil dhe të njomë mos harroni), shplajini dhe thajini. Pritini majat, por mos i qëroni. Pritini në feta.
Hapi 2
Ngrohni vajin në një tigan që nuk ngjit dhe kur vaji të jetë i nxehtë shtoni kungulline njomë. Skuqini kungulleshkat në zjarr të fortë, duke tundur tiganin dhe duke i hedhur butësisht. Shtoni kripë dhe piper dhe gatuajeni gjithsej 5 minuta.
Hapi 3
Shtoni në tigan thërrimet e bukës dhe gjalpin. Kur thërrimet fillojnë të marrin ngjyrë kafe, shtoni qepët dhe gatuajeni edhe për një minutë, duke i hedhur. Shërbejeni të spërkatur me majdanoz.
A.A/Hej.al