Fustanet e bardha të nusërisë kanë zbritur drejt e në det në një mënyrë origjinale. Krijuesit e tyre po ”ndërhyjnë” me sukses edhe tek bikinit e plazhit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Vera nuk është vetëm kohë pushimesh por edhe dasmash. Nuse të veshura me fustane gjigante dhe të rënda në plazh, duke i zvarritur në rërë nuk janë më ajo që duhet të shohim këtë sezon. Shtëpitë e e modës dhe krijuesit e fustaneve të bardha po përpiqen të gjejnë lidhjen e artë me mjedisin, që e bën dasmën e çiftit të paharrueshme dhe fotografikisht të bukur.
Në të kaluarën nuset zakonisht donin vetëm një ose dy veshje. Gjenerata Z dhe Millennials duan pesë ose gjashtë; për ceremoninë, pritjen, kërcimin e parë, prerjen e tortës, pas festës dhe aktivitetet me temë plazhi.
Numri i çifteve që duan një ceremoni martese në plazh ose pishinë është i madh ndaj nuk kishte se si dizajnerat mos të ndalonin tek ky moment.
Marka të njohura kanë hedhur në treg bikini për nuse të cilat shoqërohen me pjesën e mbrapme të fustanit të nusërisë,(që është një fund në trajtën e vellos). Ngjyra? Sigurisht e bardhë. Veshje të tilla nusërie mund ti gjeni online në shumë prej shtëpive të modës që kanë specifikë prodhimin e fustaneve të nusërisë.
L.C. Hej.al