Nëse përpjekja juaj në botën e kopshtarisë, në mbjelljen e oborrit apo ballkonit nuk po shpërblehet me siguri që keni ngecur tek këto probleme: 1. Pse ato lule që mbollët me aq dëshirë vjet në verë nuk çelën, por dhe nëse kanë çelur përse nuk i dhanë ambientit pamjen që ju kishit në mendje.
2. Bari dhe shkurret qe mbollët dhe rrethuat oborrin një vit më parë janë të zbehtë dhe kopshti nuk duket si ato që shikoj në tv. Ndiheni sikur diçka mungon, por thjesht s’po gjeni gabimin?.
E dimë ku keni gabuar!. Është diçka që kopështarët kur ju shesin lulet nuk jua thonë. Ju e shikoni këndin në dyqan dhe e doni fiks ashtu, por ja që del keq në fund. Kopshtarët kanë shumë sekrete nën mëngë që i mbajnë për vete, por do t’ jua them unë që nuk mbaj asnjë sekret.
“Imitoni rastësinë e natyrës” – ky truk i thjeshtë i kopshtarisë është rregulli bazë se si dizajnerët e peizazhit e bëjnë një oborr të shtëpisë të duket më i kombinuar. Rregulli i artë që do jua shpjegoj më tej se si funksionon është çelësi për të pasur më në fund një oborr (ballkon) spektakolar me lule. Kjo “urdhëresë” e kopshtarisë i ka rrënjët në botën e dizajnit të brendshëm.
Si funksionon?
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen; “Numrat tek të marrin sytë?” Epo, është e vërtetë. Pyetni çdo stilist, apo arredues dhe ata do t’jua thonë ndonëse me fjalë të tjera se bëjnë të njëjtën gjë kur mobilojnë apo stilojnë. Pra, kjo që po them ka kuptim se i njëjti rregull zbatohet për mbjelljen. Uniformiteti në numra çift duket i ngurtë, i panatyrshëm dhe një-dimensional, dhe mbështetja në një pamje po aq të ekuilibruar mund të jetë gabimi më i madh që po bëni gjatë kopshtarisë. Por pse dhe si funksionon ideja në praktikë?. Cilat janë përfitimet e mbjelljes në treshe?
Mbjellja e luleve ose shkurreve tuaja në grupe me treshe – ose ndonjë numër tjetër tek – mund të jetë ndryshimi që ju nevojitet për ta kthyer oborrin e shtëpisë tuaj në oazin e bukur që gjithmonë keni ëndërruar se do të ishte. Së pari: duket më e natyrshme. “Mbjellja në numra tek krijon interes dhe dimension vizual. Imitimi i rastësisë së natyrës është çelësi për një pamje autentike.
Nëse jeni duke punuar në një hapsirë të madhe mund ta rrisni numrin tek dhe të mbillni grupe në pesë, shtatë ose më shumë bimë. Tre janë ideale
3 këshilla për mbjelljen në treshe
1. Ndryshoni ngjyrat dhe varietetet
Një mënyrë e sigurt për ta bërë një numër tek bimësh të duken më të “qeta” është duke mos përfshirë një përzierje ngjyrash dhe formash të së njëjtës lule. Ju mund ta bëni këtë duke përdorur specie të ndryshme bimore, ose duke përdorur të njëjtën bimë, por varietete të ndryshme. Për shembull tre bimë ngjyrë vjollcë, tre argjendi dhe tre jeshile krijojnë një kombinim të gjallë. Mos harroni të mbani në mendje edhe lartësinë dhe mendoni gjithashtu për këtë dallim që të jetë edhe vertikalisht. Përdorimi i tre bimëve të gjata, tre mesatare dhe tre të ulëta krijon një pamje ultra-dimensionale.
2. Shmangni vijat e drejta
Ta zëmë se mbollët 3 rrënjë bimësh sipas këshillës tonë në vend të katër njësoj që kishit planifikuar. Ok. Shumë mirë. Mirëpo më pas bëni gabimin fillestar, duke i mbjellë ato në një rresht të rregullt. Nëse vërtet dëshironi që lulet tuaja të bëjnë përshtypje në tërë lagjen, shmangni vijat e drejta në çdo rrethanë. Shpikeni një çrregullsi tek ajo vijë lineare patjetër.
Bimët mund të organizohen në një grup që duket më i natyrshëm. Çfarëdo që të bëni gjithmonë shmangni vijat e drejta. Ju dëshironi që bimët të rriten siç do të rriteshin në natyrë.
Tre bimë të gjata të rrethuara nga tre bimë të mesme dhe tre të shkurtra krijojnë një kufi të bukur kopshtesh të përzier. Së bashku me ngjyrat dhe varietetet e ndryshme është një nga mënyrat më të lehta për të krijuar një dizajn kopshti të nivelit të lartë.
E.L.Hej.al