Kohët e fundit kuptova se kam dy linja kryesore në kuzhinën time. Kam pjatat e përditshme, dhe pjatat e “shtrenjta”. Pjatat e përditshme janë disi të rënda, lulet u janë zbardhur pak dhe shpesh kompleteve ju mungon ndonjë copë. Pjatat e “shtrenjta” janë më të bukura, plot shkëlqim dhe me porcelan të hollë. Kam gjithashtu dhe një çaj mali (të tharë) të sjellë nga një udhëtim i imi në Suedi, por e ruaj dhe e nxjerr vetëm ditën e Diel. Ka kaluar 1 vit nga i udhëtim…
Ndërsa po përpiqem të vë rregull në kuzhinën time, kuptova se rrëmujën kryesore në shtëpi ma shkaktonte prirja që kisha të ndaja çdo gjë në dy grupe. Disa paisje për “përditë” dhe disa për “kur të kemi raste”. Gjysma e sirtarëve ishte zënë me ato “ kur të kemi raste”, gjysma tjetër me pjatat dhe gotat për “përditë”. Mos ndoshta këtu ka një gabim?
Më duhej të vendosja nëse ndarja e enëve më bënte mua në fakt të ndihesha mirë apo jo, dhe mbi të gjitha a po më shkaktonte një rrëmujë kjo ndarje?. Në shumë raste e kisha kuptuar se më krijonte shpërqëndrim, por tani po kuptoja se po ndikonte në mirëqënie. Si fillim doja të kuptoja pse blej dyshe. Si njeri që më pëlqen të lexoj mbi organizimin e shtëpisë zbulova se një arsye që njerëzit blejnë pa fund gjëra edhe kur i kanë ato, ishte çlirimi në tru i dopaminës sa herë që del për shooping. Me siguri duhet ta kisha dhe unë këtë… E dyta prirje personale për të pasur kopje rezervë të çdo gjëje. E treta një nga nivelet e larta të blerjeve sipas studimeve, ishte frika e humbjes së sendeve që ke aktualisht.
Nisa të bëja inventarin/ plot 150 pjata pa përfshirë kompletet kineze që më ka dhënë mami kur u martova. Nuk ishin hapur asnjëherë. Rëndonin sirtarët dhe mbanin në mendjen time emrin ”kur të kemi raste” në këto 20 vjet martese nuk ka pasur asnjë rast me thënë të drejtën që të ul 100 veta bashkë në shtëpi…
Cila është kosto e ruajtjes
Mos ndoshta po më kushton më shumë ruajtja e enëve vetëm me mendimin se do vi një ditë që do ti përdor?. A nuk janë ditët e mia mjaftueshëm raste të bukura?. Kjo më bëri të kuptoj se ngjarjet e mëdha mund të mos vijnë asnjëherë, ama çastet e mia të lumtura janë më qindra. Ndaj vendosa ti fusë në punë kompletet e mia fantastike. Natyrisht mund të ruajë disa gjëra, por nuk mund të privoj veten nga kënaqësitë që më bëjnë të lumtur. Sot shtëpia ime shkelqen me sende të reja, të cilat më sjellin gëzim sa herë shtroj tavolinën. A nuk është dita e sotme një “rast” për mua?
A.A.Hej.al