Për ditën e Shtunë/19/Gusht/2023 vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike te paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët më pas në mesditë zhvillim të vranësirave mesatare deri të dendura. Përgjatë vijës bregdetare moti do të jetë i kthjellët. Përgjatë relieveve kodrinore – malore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje- juglindje të vendit reshjet hera-herës me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër shi me intensitet të ulë me karakter lokal.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet jugor dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 23/35 | Diell re shi |
Kukës | 21/32 | Diell re shi |
Lezhë | 22/33 | Diell re shi |
Dibër | 19/33 | Diell re shi |
Durrës | 23/34 | Diell re |
Tiranë | 24/33 | Diell re shi |
Elbasan | 23/35 | Diell re shi |
Berat | 21/34 | Diell re shi |
Vlorë | 22/32 | Diell re |
Korcë | 19/30 | Diell re shi |
Gjirokastër | 18/34 | Diell re shi |
Sarandë | 20/31 | Diell re |