Nëse ka një gjë që jemi të gjithë kurioz në Hej.al, është kërkimi i veçorive misterioze të shtëpive të vjetra. “Pse disa shtëpi të viteve ’50 kanë një derë të vogël shtesë në korridor? Pse shtëpitë e epokës së para Luftës së Dytë Botërore kanë një tualet në bodrum? Dhe pse disa apartamente kanë grila dritare me fryrje?
Një nga ndjekësit tanë e bëri këtë pyetje pasi hasi pikërisht në këtë lloj grile. Sigurisht, ne në Hej.al u intriguam nga ky koment, kështu që pa vonesë, le të shqyrtojmë pse (dhe ku) mund t’i shihni këto shirita hekuri në dritare.
Në amerikë ato njihen me emrin “Potbelly” ose “Belly Bars” në shqip “kangjella me bark”. Në Maltë ato quhen Pregnant Window (Dritare shtatzënë) , në Spanjë ‘gjoks Pëllumbi’.
Disa nga komentuesit mendonin se harku i fryrë i kangjellave ishte për vendosjen e vazove me lule. Komentues të tjerë argumentuan se fryrjet shërbejnë për një qëllim sigurie, pasi ato shpesh gjenden vetëm në katin e parë të ndërtesave.
Në cilat shtete janë përdorur më shumë?
Shpesh mund t’i gjeni në vendet mesdhetare dhe latine dhe pothuajse aspak në evropën e veriut. Grilat e dritareve kanë një histori të gjatë të përdorimit në zonat urbane – dhe ato bëhën enkas me ornamente në mënyrë që të jenë dhe estetike.
Ja historia e vërtetë
Në Mesdheun me shumë ditë diell, kangjellat e dritareve të katit të parë bëheshin me hark për të ndihmuar grilat e drurit që të hapeshin dhe të bënin hije.
1.Në Itali përdoreshin për siguri dhe për të lejuar të zotët e shtëpisë të hapnin dritaret të cilat ishin nga jashtë, por njëkohësisht askush të mos kishte mundësi të zgjaste kokën.
2.Në spanjë ato quhen “gjoks pëllumbi” dhe konsideroheshin si favor për gratë e shëndosha që dilnin në dritare dhe kur mbështesnin krahët me mëngët e fryra ato nuk rrudhoseshin.
3.Harku përdorej gjithashtu për të nxjerrë tavat e byrekut në dritare e qëllim që të ftoheshin.
4.Në disa shtete në Amerikë, si Nju Jorku për shembull, nëse shikoni këto kangjella do të thotë se ai apartament ka fëmijë të vegjël nën 10 vjeç.
Sipas një prodhuesi të këtyre kangjellave janë…. të gjitha sa më sipër nga pak. Grilat e dritareve zakonisht instalohen në katin e parë për qëllime sigurie, duke mos lejuar hyrjen e hajdutëve. Ato shpesh përdoren edhe për vazo lulesh.
Nëse ndonjëherë jetoni në një apartament me një “bark” në grilën e dritares, do të dini se si ta përdorni atë! L.C. Hej.al