Në mendjen tonë, xhinset e duhura mund të na bëjnë një vajzë të nxehtë si Jennifer Aniston, një yll rock-i i stilit të Tina Turner, një modele, ose thjesht po aq të lumtur sa Jane Birkin kur aktorja i veshi ato në festivalin e filmit në Kanë në vitin 2021. Por në shumë raste, kur përpiqemi t’i përshtatim xhinset e ëndrrave me realitetin, përfundojmë duke provuar palë pas pale, duke vuajtur dhe duke u tërhequr në vendet e gabuara. Kushdo që e kujton se kur xhinset e ngushta dhe të ulëta erdhën në modë në vitet 2000, ka të ngjarë të përndiqet nga koha e kaluar duke u hedhur poshtë e lart në dhomat e zhveshjes duke u përpjekur të shtrembërohet, bazuar dhe nga këshillat e gabuara se xhinset duhen blerë madhësia më e vogël e mundshme.
Për momentin xhinset e mia të preferuara janë Hugo Boss vintage. Kur i bleva, kërkoja Levi’s të viteve 1980. Por stilet e asaj kohe ishin shumë të vogla në bel dhe shumë të gjera në ije. Provova Hugo Boss me insistimin e një shitësi rstësisht sepse siç ju thash ish duke kërkuar Levi’s 80 por ato u përshtatën në mënyrë të përsosur, madje deri në gjatësinë e këmbës. I tillë është misteri i blerjeve të xhinseve, çdo markë dhe stil përshtatet pak më ndryshe, kështu që këmbëngulja është çelësi.
Kam hulumtuar vërtet shumë mbi xhinset për të kuptuar si duhet ti blej, ku ti gjej dhe si ti vesh. Pra çfarë në të vërtetë duhet të blej kur kërkoj xhinset perfekte për femra, pra për mua. Dhe në fakt mësova disa gjëra që po i ndaj me lexuesit e mi në Hej.al
Blini xhinse “të përjetshme”
Gjëja e parë që mësova nga kërkimet e mia ishte se: “Diçka që do të zgjasë është vërtet e rëndësishme” Duhet ti japim rëndësi përpërjes. Në përgjithësi, xhinset e bëra nga pambuk i trashë 100% janë më të mirat, sepse ato do të përshtaten me formën e trupit dhe bëhen më të rehatshme me kalimin e kohës. Levi’s 501 vintage të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar ose të viteve 55 në SHBA kanë një prerje të mirë, ngjiten në bel dhe nuk të krijojnë shtypje në vithe.
Shmangni elasticitetin në xhinse
Nëse jeni duke blerë një xhins me streç, zgjidhni xhins më i trashë me një sasi shumë të vogël elastani do të zgjasë më mirë, ndërsa pëlhurat më të holla kanë më shumë gjasa të humbasin formën e tyre me kalimin e kohës. Ato nuk do të jenë njësoj dhe nuk rikthehen pas veshjes dhe larjes së tyre. Nëse doni xhins që mbron ambientin pra jeni të ndjeshëm ndaj kësaj gjëje (dhe shumë mirë) sërisht shmangini xhinset me një përzierje sintetike për shkak të qëndrueshmërisë së tyre më të ulët, por edhe sepse përzierjet sintetike i bëjnë xhinset shumë të vështira për t’u ricikluar.
Blini një stil klasik
Ka kaq shumë xhins në botë. Unë patjetër do të blija xhinse të ricikluara. Denim përshembull merr xhinse vintage dhe i bën ato në stile të reja. Mund ti provoni nëse i gjeni në Shqipëri. Gjëja më e mirë që mund të bëni me xhinset është të blini një stil klasik që mund ta vishni sa më shumë që të jetë e mundur dhe që nuk do të konsumohet. Unë kam në garderobën time xhinse klasike, të cilat i përdor prej 18 vjetësh. E vërteta është se ata kanë zgjatur. Vazhdoj t’u rikthehem herë pas here. Xhinsi i ngurtë ndonëse ju duket i rëndë në fillim është një shënues i lehtë i cilësisë, sepse xhinset e bëra nga pëlhura e trashë dhe e fortë do të mbajnë formën e tyre dhe mbështesin kthesat e trupit.
Është gjithmonë më mirë ti provoni
Xhinset tuaja do të jenë pjesa më e vështirë në gardërobë, kështu që zgjidhni xhins që është krijuar për të qëndruar dhe përshtatja e përsosur që keni ditën e parë të mund të ruhej me kalimin e kohës. Xhinset duhet të përputhen me atë se si një grua apo një burrë dëshiron të ndihet, dhe jo anasjelltas. Nuk do e konsideroja një zgjedhje të mirë të blini xhinse online. Nuk kam pasur asnjëherë sukses duke blerë xhinse në internet dhe megjithëse mund të duket e modës së vjetër, nuk do të pendoheni kurrë që shkoni në një dyqan fizik. Gjetja e xhinseve perfekte mund të jetë një proces i mundimshëm, por është gjithmonë më mirë t’i provoni ato përpara se të bëni një blerje. EL.Hej.al