Ilaçet e krijuara fillimisht për të menaxhuar diabetin e tipit 2 dhe trajtimin e obezitetit tani po eksplorohen për potencialin e tyre për të trajtuar një gamë të gjerë kushtesh si demenca. Ozempic dhe Wegovy të cilat përmbajnë ilaçin semaglutide, kanë fituar popullaritet të jashtëzakonshëm kryesisht për shkak të aftësisë së tyre për të lehtësuar humbjen e peshës. Megjithatë, hulumtimet e fundit sugjerojnë se ato mund të mbajnë çelësin për adresimin e çështjeve të ndryshme shëndetësore përtej indikacioneve të tyre parësore.
Dr Christian Hendershot, drejtor i programit të kërkimit të varësisë klinike dhe përkthimore në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill, tha: “Ne e dimë se barnat në këtë kategori janë jashtëzakonisht efektive për disa rezultate të rëndësishme shëndetësore – shumë prej të cilave mund të ndikojnë në jetëgjatësinë dhe cilësinë, pra për jetën.Unë mendoj se çdo përfitim i mundshëm ja vlen të hulumtohet.”
Provat klinike janë duke u ngritur për të studiuar ndikimin e semaglutide në çështje të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë keqpërdorimin e alkoolit, demencën dhe varësinë. Dr Paul Yates, një konsulent geriatër, është në mesin e studiuesve që po shqyrtojnë nëse ilaçet si semaglutide që mund të ndihmojnë në demencë. Studimet kanë sugjeruar se njerëzit që morën analoge GLP-1 si semaglutide për diabetin kishin një normë të reduktuar të demencës dhe kushteve të tjera të saj.
GLP-1 dhe analogët e tij duket se kanë efekte të dobishme në tru. Studimi aktual synon të shohë nëse semaglutidi mund të ngadalësojë përparimin e simptomave të demencës tek njerëzit që tashmë kanë një rënie të njohjes.
Mendohet se semaglutidi dhe barnat e lidhura me to mund të ndikojnë pozitivisht në rrugët në tru që janë të rëndësishme për kujtesën dhe njohjen.
Dr. Harshal Deshmukh nga Universiteti i Hull-it theksoi gjithashtu lidhjet midis peshës së tepërt dhe sëmundjeve shoqëruese si mëlçia e dhjamosur, kanceret, sëmundjet kardiovaskulare, madje edhe sindroma e vezores policistike (PCOS), një çrregullim që ndikon në ekuilibrin e hormoneve, periodat e parregullta dhe infertilitetin.
Një zbulim i rëndësishëm erdhi nga Novo Nordisk, prodhuesi i Ëegovy, i cili kohët e fundit zbuloi se ky ilaç për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e goditjeve të mëdha kardiovaskulare me 20 për qind te individët mbipeshë ose obezë. Ekspertët janë optimistë për potencialin e këtyre ilaçeve për të revolucionarizuar trajtimin për kushte të ndryshme, duke përfshirë çështjet e lidhura me plakjen.
Pavarësisht entuziazmit që rrethon këto barna revolucionare, studiuesit theksojnë rëndësinë e kërkimeve rigoroze dhe provave klinike. Shumë studime janë ende në fazat e tyre të hershme dhe mbetet e pasigurt nëse këto barna do të kenë përfitime universale në grupe të ndryshme pacientësh. L.C.Hej.al