Jam ende me pushime, uroj të shkojnë shkëlqyer deri në fund, sic ka qenë e gjithë kjo verë për mua dhe familjen! Me këtë entuziazëm i përgjigjet telefonatës time për Hej.al showgirl- i Julka Gramo.
Së shpejti do ta shohim në ekranin e Top Channel si moderatore të emisionit të përditshëm të paradites “Në shtëpinë tonë”, çka do të thotë më shumë ngarkesë për gazetaren radiofonike më zërin më të ëmbël në Shqipëri. Prandaj këtë periudhë Julka po i jep vetes kënaqësinë e pushimeve të gjata familjare për të kaluar sa më shumë kohë me djemtë e saj Greg dhe Ian.
Pushimet familjare se bashku me bashkëshortin Andin dhe djemtë i rezervojnë ose në fillim të sezonit ose në fund prej angazhimeve të shumta të tij. Këtë vit pritën thuajse fundin e sezonit për të qenë të katërt, ndërsa Julka me djemtë verën e nxehtë e kanë kaluar mes Turqisë dhe bregdetit të Jugut të vendit tonë.
“Pushimet e para për këtë verë kanë qenë në fillim të muajit qershor vetëm me djemtë në Turqi ndërsa në fillim të muajit gusht sërish me fëmijët dhe disa miqtë tanë pushuam në Dhërmi. Kaluam super- super!
Tani, po kalojmë pushime së bashku me babi Andin, për shkak të ngarkesës së punës me të mund të pushojmë të gjithë së bashku ose në fillim fare të sezonit ose në fund.”
Pushimet e verës kanë magjinë e tyre për të krijuar kujtime të reja dhe për të kaluar kohë intensive me njerëzit tanë të shtrenjtë.
“Ajo që më pëlqen nga pushimet është që përpiqemi ta lëmë sado pak punën, ndonëse edhe kur vijmë me pushime e hedhim një sy nga kompjuteri por vëmendja dhe fokusi kryesor janë fëmijët. Vëzhgoj sesi iu shkëlqejnë syckat nga lumturia, nga kurioziteti ndërsa shohin vende të reja. Nuk ka asgjë që më përmbush më shumë sesa ato momentet plot dashuri që shkëmbejmë me njëri- tjetrin, dy vëllezërit së bashku me ne.
Padyshim gjëja më e bukur e cdo vere por edhe e cdo stine, është koha që kaloj me fëmijët. Ti shoh të lumtur, sepse kjo është detyra dhe misioni ynë si prindër. Ndonjëherë duket sikur nuk e kemi fokusin plotësisht, për shkak të jetës frenetike që bëjmë dhe ditët e verës jam e gjitha për ata.”
Ju urojmë pushime plot buzëqeshje e lumturi Julka dhe cunat!
B.L hej.al