Për ditën e Enjte 31 Gusht 2023 vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme shoqeruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura.
Në orët e para të 24-orëshit përgjatë Ultësirës Perëndimore kryesisht në qarqet Lezhë, Shkodër e pjesërisht në Durrës reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe bresher deri në orët e para të mëngjesit.
Më pas intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.
Për pjesën tjetër të ditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intenistet të ulët. Reshjet e shiut nuk do të prekin kryesisht pjesën juglindore të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperendim me shpejtësi mesatare 1-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/25 | Re shi / diell |
Kukës | 18/21 | Re shi / diell |
Lezhë | 16/26 | Re shi / diell |
Dibër | 17/22 | Re shi / diell |
Durrës | 18/29 | Re shi / diell |
Tiranë | 19/27 | Re shi / diell |
Elbasan | 17/27 | Re shi / diell |
Berat | 17/24 | Re diell |
Vlorë | 18/29 | Re shi / diell |
Korcë | 12/21 | Re diell |
Gjirokastër | 13/29 | Re diell |
Sarandë | 17/25 | Re diell |