Do të donit lule më të bukura dhe më të zhvilluara në saksitë tuaja? Mos u lodhni kot të gjeni përbërësin e mrekullisë. Ai nuk ekziston në asnjë dyqan herbicitesh, sepse celsin e sekretit për të rritur lule të shëndetshme, e keni ndoshta në koshin e mbeturinave të kuzhinës. Sekreti fshihet tek lëkurat e bananes, ndaj që sot mos i flakni më ato.
Lëkurat e bananes janë një mrekulli për ushqyerjen e bimës. Pasi konsumon frutin, lëkurën e hedh në një vazo të madhe qelqi, ose edhe shishe. I Shton një litër ujë. Për një koncentrat më të fuqishëm, shton 2-3-4 lëkura bananesh. E le një javë, dhe për një rezultat më të mirë, dy javë. Me kalimin e ditëve do të shikoni që lëngu shndërrohet në një koncentrat viskoz. Lëshon potasium dhe potasiumi është një element që i bën mirë cdo lloj organizmi të gjallë. Masën e përftuar përdoreni tek bimët një herë në javë ose dy, në masën e dy lugëve gjelle. Kjo përdoret dhe për bimët në kopësht, ballkon, por vecanërisht jep rezultat tek bimët e brendshme. Nëse sihkoni që lulet brenda në banesë, apo një zyre nuk janë në formën e tyre më të mirë, provoni këtë metodë me lëkurat e bananes dhe do të shikoni një rezultat të jashtëzakonshëm. Madje do pyesni veten, duke thënë se cfarë mrekullie ndodhi. Do ta kuptoni që lëkura e bananes është eliksiri i bimëve.
Këto sugjerime vijnë nga Silvi Jano, lektor i Arkitëkturës së Peizazhit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës