Nëse po mendon të ofrosh një hapësirë me shtrat dhe mëngjes por ke disa pikëpyetje nëse hapësira që vë në dispozicion është e përshtatshme duhet të dish se ka një bujtës të përsosur për çdo hapësirë. Celësi është të vendosni pritshmëri të qarta, cfarë ofroni dhe cfarë prisni.
Së pari mendoni jashtë kornizave, një dhomë gjumi ose një varkë me vela e rehatshme mund të jenë perfekte për Airbnb. Të gjitha llojet e hapësirave, nga më të voglat deri tek më uniket kanë potencialin të tërheqin bujtësit.
Pavarësisht se çfarë ambjenti keni, krijoni një zone të rehatshme për të fjetur. Bëni një përshkrim të detajuar, mjë listë që tregon se çfarë e bën hapësirën tuaj të vecantë dhe tërheqëse.
Filloni me bazat
Bujtësit kërkojnë së pari një zonë të pastër e të rehatshme për të fjetur dhe një tualet. Jo të gjitha vendet e listuara në Airbnb ofrojnë një kuzhinë.
Nëse do t’a vendosni në dispozicion të gjithë hapësirën apo do t’i mbani gjërat tuaja aty varet nga ju. Është e rëndësishme të mbani hapësirën të pastër dhe të komunikoni me bujtësit se çfarë saktësisht prisni nga njëri- tjetri.
Jini të sinqertë për të mirat dhe mungesat që ka ambjenti. Është më mirë ti ulni pritshmëritë e listës tuaj dhe t’i bëni bujtësit të ecin në një vend më të bukur nga sa prisnin sesa anasjelltas.
Nëse bujtësit do të ndeshen me kafshë shtëpiake në një hapësirë të përbashkët, duhet t’ia përmendni në përshkrimin e listës. Ngarkoni në Airbnb fotografi të qenit tuaj me gëzof ose maces së hijshme, me një mbishkrim që u bën të ditur se cfarë i pret. Fotografitë vlejnë sa një mijë fjalë, pasi disa mund të bëjnë një rezervim pa lexuar gjithçka.
Vlerësoni sic duhet vendin tuaj dhe vendosni një çmim surprizë
Shumë bujtës e vlerësojnë akomodimin modest për sa kohë që duket se ka një vlerë e mirë. Kur të filloni, vendosni një çmim prezantues që është pak më i ulët se qëllimi juaj përfundimtar. Kjo do t’ju ndihmojë të tërheqni bujtës dhe pasi të keni marrë një pjesë të vogël të komenteve të shkëlqyera, mund të rivlerësoni dhe rritni çmimin sipas asaj që synonit që në fillim.
hej.al