Synimet tuaja mund të jenë të mira, por këto zakone nuk e ndihmojnë aspak pastrimin e shtëpisë.
Pastrueset e shtëpisë janë si avokatët, ju shohin në situatën më të keqe por e mbajnë gojën mbyllur e nuk thonë asgjë. Me një person të tillë të besuar, që ju ndihmon të pastroni është e natyrshme të dëshironi të bëni gjëra të vogla për të treguar vlerësimin që keni. Për shembull t’i ruani artikuj rreth organizimit, truke ose këshilla profesionale të pastrimit, të pyesni për jetën e tyre apo edhe t’i ndihmoni të pastrojnë. Këto gjeste dashamirëse ndonjëherë mund të interpretohen ndryshe.
Ne i kërkuam ekspertëve të pastrimit të na japin informacion për disa nga gjërat që bëjnë njerëzit zakonisht por që ato nuk i pëlqejnë aspak.
Pastrimi para se të mbërrijë pastruesja
Ju mund të besoni vërtet se po ndihmoni duke pastruar para se të mbërrijë pastruesja por nëse po kaloni me shpejtësi një leckë mbi një dysheme të ndotur kuzhine ose po fshini tavanet e granitit me një sfungjer të lagur dhe nuk i thani, profesionistët e pastrimit thonë: “Faleminderit, por jo !” Me papastërtinë e futur më tej në dysheme ose vija në tavane, në fakt atyre mund t’u duhet më shumë kohë për të rregulluar gabimin tuaj.
Në vend të kësaj përqendrohuni tek rrëmuja. Nëse vendosni objektet në vendet e tyre ndihmon që pastruesja të mbarojë punë shumë më shpejt.
Bisedoni me të ndërsa pastron
Pas një periudhe kohe, pastuesja bëhet më shumë si një mikeshë. Ju e pyesni për jetën dhe familjen e saj dhe ajo di gjithçka për tuajën. Në fakt, kjo bisedë mirësjelljeje do të ndikojë në kohën dhe orarin e pastrimit.
Në vend të kësaj kaloni disa minuta duke biseduar kur të mbërrijë pastuesja dhe më pas lëreni të punojë. Në këtë mënyrë ajo do të jetë e fokusuar për të bërë një punë të shkëlqyer.
Vëzhgoni punën teksa kryhet
Duke e ndjekur rreth e rrotull ndërsa ajo punon nuk do të jetë i njëjti rezultat efikas në fund. Gjithashtu të kesh dikë që shikon çdo lëvizjen tënde mund të jetë shpërqendruese dhe shqetësuese.
Në vend të kësaj nëse keni kërkesa ose shqetësime specifike, bisedoni kur të mbërrijë pastruesja.
hej.al