Ky 22-vjeçar fiton 194,000 dollarë në Google dhe synon të dalë në pension në moshën 35-vjeçare.
Në këtë shkrim vijnë të detajuara sesi ai i fiton, shpenzon dhe si i kursen paratë e tij.
Të jetosh në një shtëpi pranë plazhit me qenin, të kesh një kënd enkas për të luajtur ukulele mund të tingëllojë si ëndrra e një pensionisti. Por për Ethan Nguonly, ky është vetëm fillimi.
22-vjeçari është anëtar krenar i lëvizjes FIRE, që do të thotë se ai është i fokusuar në pavarësinë financiare dhe synon të dalë në pension pas pak vitesh. Ai e ka nisur rrugëtimin e tij drejt suksesit që adoleshent. Nguonly nuk e mendonte se do të tërhiqej herët kur ishte vetëm 11 vjeç, por atëherë ai filloi të kuptonte dhe vlerësonte investimin. I është falenderues prindërve që i mësuan se çfarë do të thotë të investosh në aksione dhe si duhet të veprosh për të fituar më tepër të ardhura.
“Prindërit më thanë: “Nëse i lë paratë në një llogari kursimi, me kalimin e kohës, ato do të bëhen të pavlera” dhe më mësuan se duhet ti investoj në diçka.”
Ethan Nguonly, 22 vjeç, është inxhinier softuerësh në Google që jeton në Orange County, Kaliforni.
Investimi herët dhe shpesh, së bashku me nxitimin në kolegj për të shmangur borxhin dhe kursimin e parave duke jetuar me familjen, e kanë ndihmuar atë të bëjë përparim të dukshëm drejt qëllimit të tij për të grumbulluar 5 milionë dollarë dhe për të dalë në pension deri në moshën 35-vjeçare.
Ai aktualisht ka 135,000 dollarë të investuar në llogaritë e tij të daljes në pension dhe investime të tjera, si shtëpi në Florida dhe Kaliforni. Ethan planifikon të zgjerojë portofolin e tij të pasurive të paluajtshme në të ardhmen e afërt.
Ai fiton rreth 194,000 dollarë në vit duke punuar për Google, që përfshin një pagë bazë prej 134,000 dollarë në vit, 15% bonus vjetor, kompensim për gatishmëri rreth 10,000 dollarë në vit dhe 30,000 dollarë në aksione të kufizuara.
Të ardhurat e tij i japin mundësinë për një jetë të rehatshme, por ai përpiqet të mos shpenzojë tepër. “Përpiqem të jetoj duke kursyer por pa kompromentuar cilësinë e jetës sime,” thotë ai.
Investimi që në moshë të re
Kur ai filloi të investonte për herë të parë, nëna e Nguonly i prezantoi disa kompani dhe i tha të zgjidhte njërën prej tyre. Ajo do të blinte aksione në emër të tij. Ndërsa rritej, ai vazhdoi të vendoste në llogarinë e tij të ndërmjetësimit paratë që fitonte duke i dhënë mësim studentëve më të rinj.
“Kur isha më i ri, gjëja kryesore për të cilën mendoja ishte: Të ardhurat po rriten dhe unë nuk po bëj asnjë punë për këtë! Kjo më ekspozoi ndaj idesë se investimet mund të më bënin të pasur në vend që unë të punoja në mënyrë aktive për to.”
Mësimet e hershme financiare të Nguonly nuk u ndalën këtu. Ndërsa përgatitej për të shkuar në kolegj, prindërit i thanë se do të paguanin dy vjet shkollë, por pjesën tjetër do ta merrte përsipër vetë. Në një përpjekje për të shmangur marrjen e borxhit të studentëve, Nguonly vendosi të diplomohej me diplomën bachelor në vetëm dy vjet.
Në maj 2021, ai përfundoi me sukses diplomën e tij të shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley në gjysmën e kohës tipike dhe pa marrë hua duke rritur ngarkesën e kursit dhe duke ndjekur klasa gjatë verës.
Pandemia e Covid-19 gjithashtu ndërpreu përvojën universitare të Nguonly- t dhe prej kufizimeve që u vendosën ai shkoi në shtëpi. “Do të doja të kisha mundësi ta përjetoja pak më shumë këtë periudhë të jetës sime,” thotë ai. Megjithatë, nuk pendohet që e përfundoi kolegjin në dy vjet. “Padyshim që ia vlejti pasi vendosa përparësi dhe nisa një rrugëtim drejt pavarësisë financiare. Nëse do të duhej, do ta bëja përsëri atë sakrificë.”
Pasioni i Nguonly për shkencën kompjuterike filloi shumë përpara se të shkonte në kolegj. Në shkollën e mesme, puna në një projekt robotik për një panair shkencor ngjalli interesin e tij në këtë fushë. Ai i rriti aftësitë gjatë gjithë shkollës së mesme.
Pasi mori diplomën e tij universitare, Nguonly gjeti një punë në Qualtrics, një kompani softuerësh. Nga ana tjetër, filloi të ndiqte masterin në shkencën e informacionit dhe të dhënave në UC Berkeley. Veproi njësoj agresiv, të përfundonte shpejt pa shumë barrë financiare. Në pak më pak se një vit – ndërsa punonte me kohë të plotë – Nguonly u diplomua me master në gusht 2022.
Ai refuzoi disa oferta nga disa kompani të tjera të mëdha të teknologjisë përpara se të ulej në Google.
“Ka qenë një ëndërr e përjetshme për mua të punoja për Google. Kjo kompani ka një ndikim të madh dhe po bën inovacionin e vijës së parë… Nëse do të mund të futesha në Google, jeta ime do të ishte e plotë.”
Nguonly ishte i suksesshëm: Ai zbarkoi në punë në dhjetor 2021 si inxhinier softuerësh. Dhe me paratë që kursente nga puna dhe një rimbursim të shkollimit nga Google, ai ishte në gjendje të paguante masterin pa marrë kredi studentore.
Nga shtëpitë e familjes së tij në shtëpinë e tij
Megjithëse pagesa në Qualtrics dhe paga prej 118,000 dollarë gjatë vitit të parë në Google ishin të mjaftueshme që Nguonly të jetonte vetëm, ai vazhdoi të jetonte me anëtarët e familjes gjatë dy viteve të para pas përfundimit të diplomës bachelor. Kjo e lejoi të kursente dhe të investonte sa më shumë nga të ardhurat e tij.
Ndërsa ai është mirënjohës për mbështetjen e familjes dhe i pëlqen të kalojë kohë me ta, ndonjëherë ishte paksa e vështirë të jetonte jetën si një i rritur i pavarur.
“Ka shumë kufizime – nuk mund të bësh çfarë të duash, nuk mund të kesh mysafirë sa herë të duash. Megjithatë munda ta bëja të funksionojë dhe jam i kënaqur që e bëra… Nuk mendoj se do të kisha mundur t’i blija dy pronat e mia nëse nuk do të kisha jetuar në shtëpinë e familjarëve.”
Ai vlerëson se ishte në gjendje të kursente rreth 60,000 dollarë gjatë dy viteve midis të jetuarit me prindërit në Virxhinia dhe stërgjyshes në Kaliforni. Nguonly jetoi me stërgjyshen për një vit përpara se të blinte shtëpinë e tij, rreth 15 minuta larg saj.
Në fillim të vitit 2022, Nguonly bleu shtëpinë e tij të parë: një pronë investimi në Rivervieë, Florida.
Megjithëse shumë pronarë të shtëpive blejnë fillimisht shtëpinë në të cilën planifikojnë të jetojnë, ai veproi ndryshe. “E dija se po të kisha një hipotekë të madhe për të paguar çdo muaj, do të ishte shumë e vështirë të kurseja me të njëjtin ritëm. Doja të isha në gjendje të ndërtoja investime përpara se të blija një shtëpi për të jetuar.”
Rreth një vit pasi bleu pronën investuese, Nguonly bleu rezidencën e tij kryesore në La Palma, Kaliforni. Shtëpia e qytetit me 3 dhoma gjumi kushtoi 647,000 dollarë dhe aktualisht jeton atje vetëm me qenushin e tij Samoyed, Sakura.
Ka një oborr të vogël të shtëpisë ku Sakura mund të vrapojë, dhe shumë vend për pasionet e tij, të cilat përfshijnë luajtjen e ukulele dhe pianos, të kënduarit dhe skateboarding
“Më pëlqen të jetoj në Orange County, ku dielli nuk perëndon asnjëherë dhe plazhet janë mahnitëse”.
Si i shpenzon paratë e tij
Ja se si i shpenzoi Nguonly paratë e tij në qershor 2023.
• Strehimi dhe shërbimet komunale: 6,740 dollarë ku përfshihen tarifat e shoqatës së pronarëve të shtëpive, faturat e internetit, energjisë elektrike, gazit dhe ujit
• Shlyerja e borxhit: 1000 dollarë për bilancin e vetëm të papaguar nga riparimi i ajrit të kondicionuar në pronën e tij që e jep me qira.
• Transporti: 639 dollarë për Tesla
• Kursimet dhe investimet: 442 dollarë drejt llogarisë së tij të ndërmjetësimit dhe llogarisë së kursimeve shëndetësore
• Sigurimi: 328 dollarë për sigurimin e dhëmbëve, shikimit, jetës, kafshëve shtëpiake dhe makinës
• Ushqimi: 363 dollarë kryesisht me ushqime
• Abonimet: 290 dollarë në mësimet e ping-pongut dhe Spotify
• Diskrecion: 122 dollarë për ushqimin dhe kujdesin e qenve çdo dy muaj
Nguonly drejton një Tesla, kështu që ai nuk duhet të shqetësohet për pagesën e benzinës.
Ai nuk shpenzon shumë para për ushqim, sepse Google ofron mëngjes dhe drekë falas, të cilat ai i shfrytëzon kur është në zyrë, të paktën tre ditë në javë. Në shtëpi gatuan pak, më së shumti porosit ushqime të gjelbra. “Unë refuzoj të shpenzoj para për rroba të markave, preferoj të blej rroba më të thjeshta dhe të përballueshme që i shërbejnë mirë qëllimit të tyre.”
Nguonly-t i pëlqen të udhëtojë dhe zakonisht bën tre deri në katër udhëtime në vit. Vitin e kaluar, ai ka vizituar Nju Jorkun, Singaporin dhe Kamboxhian. Dhe i përmbahet opsioneve me kosto më të ulët, nuk zgjedh të shkojë në vende luksoze, si p.sh. ndarja e një Airbnb me një mik, në vend që të paguajë një hotel të këndshëm.“Unë udhëtoj vetëm kur ndjej se kënaqësia që do të marr nga përvoja tejkalon ndjeshëm kostot”
Gabimi më i madh me paratë
Midis llogarive të pensionit të mirëfinancuara dhe portofolit të tij të ri të pasurive të paluajtshme, Nguonly po bën përparim drejt qëllimit të tij të daljes në pension të hershëm. Por ai nuk arriti deri këtu pa bërë gabime.
Në vitin 2021, bëri atë që ai e quan gabimin e tij më të madh financiar deri më tani, duke investuar në kripto. I kushtoi atij rreth 80,000 dollarë – 30,000 dollarë në investimin e tij fillestar dhe rreth 50,000 dollarë fitime të parealizuara gjatë rreth shtatë muajve, thotë ai. “Sapo tregu i kriptove u përmbys, humbjet e mia u përforcuan.” Ai mori një mësim të madh për investimet spekulative gjatë asaj periudhe. Tani, pavarësisht se ka më shumë para për të investuar, synon të luajë sigurt për të mbrojtur asetet dhe për t’u fokusuar në rritjen afatgjatë.
“Ndërsa vlera ime neto dhe portofoli i investimeve është rritur, toleranca ime ndaj rrezikut është ulur padyshim shumë. Është më e vështirë të fitosh paratë që ke humbur sesa të mbash paratë që tashmë i ke, kështu që unë investoj me mjaft kujdes tani.”
Duke parë përpara
Për të arritur objektivin e tij prej 5 milionë dollarësh, Nguonly planifikon të vazhdojë të investojë në llogaritë e tij të daljes në pension dhe të shtojë portofolin e pasurive të paluajtshme. Ai shpreson të blejë një pronë të re çdo dy vjet.
Edhe pse e di se sa e vështirë mund të jetë të menaxhosh pronat me qira, është gati për sfidën. “Edhe pse jam i suksesshëm tani, ka gjithmonë më shumë për të arritur.”
Nguonly shpreson se pensionimi i hershëm do ti japë mundësinë të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij të ardhshëm. Ai u frymëzua pjesërisht nga libri “Die With Zero”, nga Bill Perkins.
“Unë nuk dua të jem 67 vjeç e të përpiqem të ngjitem në ndonjë mal, më mirë do ta bëj këtë gjë ndërsa jam ende në gjendje t’i shijoj plotësisht përvojat e mia.”
hej.al