Përfaqësues të artit, biznesit, botës së televizionit dhe jetës vanitoze u bashkuan ndoshta për herë të parë pas një vere të nxehtë. “Grand Panevino Restaurant” festoi 3 vjetorin në lartësinë e emrit këtë të shtunë mes miqsh dhe të ftuar. Organizatorja e eventit Jeri Lalaj ishte ajo që solli në qendër të Tiranës një festë të vërtetë me ngjyra, drita, shkëlqim dhe padyshim me njerëz të bukur dhe elegant. Festa u shoqërua me elementë spetakli që u bënë njësh me të ftuarit duke të krijuar idenë e një skene të pakufij. Iva Tiço gazetarja e njohur por që shpesh është bërë pjesë e organizimit të eventeve ishte në këtë rast ‘on the block’.
Gjithçka ishte e kujdesur në detajet më të vogla për të krijuar një atmosferë magjike. Hyrja ishte dukshëm madhështore ku secilit prej të ftuarve ju dha vëmendja për të shkëlqyer. Mbrëmja u shoqërua me muzikë të përzgjedhur interpretuar live nga Marsela Cibukaj, DJ, balerina e performuesit më në zë në kryeqytet. E ndërsa u festua me stil, u festua edhe me shije me ushqim e pije me të cilat krenohet Grand Panevino Restaurant. Festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit.
Të ftuarit nga rëndësia që i kishin kushtuar pamjes ndihej se mezi e kishin pritur këtë takim. Ju ftojmë ti hidhni një sy galerisë së fotove dhe të na jepni të drejtë. Na shkruani cila apo cili prej tyre është veshur më bukur sipas mendimit tuaj.
Hej.al