Gazetarja Julia Dunn e stacionit televiziv CBS 6 ka postuar në rrjetet e saj socale një video aspak të zakontë në studion e lajmeve me djalin e saj 2-vjeçar duke e shoqëruar me fjalinë. “A e keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë ka nën tavolinën kur jeni duke parë lajmet?”
Teksa lexonte lajmet djali luan i qetë poshtë tavolinës dhe afrohet i pashqetësuar tek e ëma për ti kërkuar diçka. Julia Dunn duket se nuk është vënë aspak në siklet nga kjo skenë, por përkundrazi gjatë transmetimit të lajmit përfiton nga rasti të përkëdhel të voglin e saj. Gazetarja ka marrë mijëra komente të cilat thonë; ”kur nëna ka asistencën e vogël”, “përgjegjësi dhe detyrë” , “Komplimente Julia”. “Unë asnjëherë nuk kam menduar për çfarë ndodh pas një spikere”. Julia ishte me fat sidoqoftë që djali nuk zgjodhi ti binte tavolinës. Por mbi të gjitha Julia mbetet me fat që ka drejtues dashamirës të cilët e morën gjithashtu me sportivitet praninë e të voglit.