Besoj se të gjithëve ju ka rastisur të zhgënjeheni nga një shok, shoqe mik apo i afërm sepse asnjëherë nuk respekton orarin që keni lënë për t’u takuar, madje edhe ju mbush mendjen duke ju thënë se është vetëm një stacion me larg apo po parkon makinën ndërkohë që akoma nuk ka dalë nga shtëpia. Ndoshta nuk e keni çuar ndërmend, por përgjegjësja e këtyre gënjeshtrave mund të jetë shenjë e horoskopit.
Bashkëpunëtorja e Hej.al astrologia Liza Gjika shpjegon se shenja e binjakëve mban kampion për të qenë gjithmonë të fundit, ose me vonesë. Binjakët gjithmonë i thonë “po”, personit të fundit që i telefonon apo i kërkon, ndërkohë që ju mund të keni folur më parë për takimin ku po e prisni.
Binjakët e kanë të vështirë të marrin vendime, janë gjithmonë në dilemë se çfarë të veshë, si t’i mbajnë flokët, kë çantë të zgjedhë etj. Nëse nisni një debat me ta se pse vijnë kaq me vonesë, përgatituni për luftë, pasi nuk do e pranojnë asnjëherë fajin. Ata e dinë shumë mirë se kanë një problem të madh me korrektësinë, por nuk venë asnjëherë mend. Kështu që pjesa tjetër duhet të mësohet, pasi nuk ka një rrugë të mesme.