Miley Cyrus iu rikthye pamjes së saj natyrale duke lyer flokët në ngjyrë të errët. Këngëtarja u shfaq në Instagram me një pamje krejt të re. Siç duket në foto, flokët e Miley-t janë në një ngjyrë të errët çokollate.
Për dy vitet e fundit, Miley ka kombinuar flokët nuancat bionde dhe brune, i njohur si “modeli i Binjakëve”, një tendencë që bëri bashkë dy ngjyra të ndryshme flokësh.
Ndryshimi i Miley-t, e cila u bë bionde për herë të parë në vitin 2012, u prit mirë nga ndjekësit e saj. “Miley brune u rikthye,” tha dikush. “Më kujtoi Hannah Montana-n,” tha një tjetër./Hej.al