Më 26 qershor të këtij viti moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bekuan me një djalë. Ishte regjisori i njohur nga Kosova që bëri të ditur ardhjen në jetë të pinjollit të ri të familjes, duke informuar gjithashtu se të dy gëzonin shëndet të plotë dhe ishin mirë. Që nga ky moment e deri më sot jeta e të dyve rrotullohet rreth vogëlushit dhe motrës së tij të madhe, Emi, gjë të cilën e kemi vënë re shpesh edhe në rrjete sociale.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto të rrallë, vetëm dy orë pas lindjes së Ianit shoqëruar me një dedikim tejet të ndjerë dhe intim ku do të gjejnë veten shumë mama./Hej.al