Mamaja ime ishte e duruar për shumë gjëra gjatë fëmijërisë sime, por rrëmuja nuk ishte një prej tyre. Ajo më prezantoi me minimizimin dhe organizimin e sendeve të mia që në moshë të vogël dhe, pa e ditur,ky leksion do të bëhej një obsesion im i përjetshëm.
Unë ende përdor rregullisht një nga truket që më mësoi mamaja ime dhe më ndihmon të ndahem me të gjitha sendet që edhe i kam po edhe s’i kam. E kam fjalën për ato nga të cilat nuk shkëputemi dot pasi endojmë se mund të na duhen një ditë, por në fakt nuk na duhen kurrë…
Lexo edhe: Ta mbajmë apo ta hedhim?
Së pari, vendosni të gjitha sendet që keni dilemën për t’i mbajtur ose hequr qafe në një kuti(funksionon gjithashtu një qese e zezë plehrash). Më pas, vendosni një kujtesë njëjavore në kalendar. Shkoni për një javë nëse mendoni për ndonjë nga artikujt që keni vendosur në kuti. Kur të mbarojë java, hapni kutinë. Nxirrni vetëm artikujt që mbani mend se i keni vendosur dhe nëse mendoni se do t’ju mungojë ndonjë prej tyre, mbajini ato. Pastaj mund të dhuroni ose të hidhni pjesën tjetër.
Ky trik është i ngjashëm me “metodën e kutisë dhe dëbimit”, ku vendosni një kuti të zbrazët në një cep dhe e mbushni me sende që nuk jeni të sigurt nëse t’i mbani apo t’i hiqni qafe. Por shkon disa hapa më tej, ku e vendosni kutinë jashtë syve dhe testoni kujtesën tuaj për të parë nëse do të humbisnit në të vërtetë ndonjë nga artikujt në të. Plus, nëna ime thotë se vendosja e një kujtese kalendarike është një hap kritik, sepse nëse nuk e shënoni datën, është e lehtë t’i varni ato artikuj për më shumë seç duhet.
E provova përsëri këtë trik kohët e fundit dhe funksionoi përbukuri. Vendosa rreth një duzinë rrobash në një kuti dhe i vura në një dollap. Gjatë javës në vijim, mendoja vazhdimisht për një nga artikujt që kisha paketuar: një fanellë me përzierje leshi që më pëlqeu shumë, por nuk e vishja aq shpesh. M’u kujtuan edhe dy-tre artikuj të tjerë, por harrova të tjerat.
Kur mbaroi java, hoqa fanelen nga kutia dhe vendosa ta mbaja për udhëtime në mot të ftohtë. Më pas, i hodha të gjitha sendet e tjera. Ama ndihem plotësisht e sigurt se duhetti hedh, dhe jam e bindur edhe për ju, që ky do jetë meraku më i madh. Tihidhni dhe të mos pendoheni! Hej.al