E provuat, por kuptuat se palestra s’është për ju. Edhe pse ekziston si opsion që të shkoni në palestër edhe pa qejfin më të madh, fatmirësisht ka edhe mundësi të tjera për të aktivizuar trupin që ndoshta mund t’ju pëlqejnë më shumë.
Këtu gjeni disa sugjerime:
1. Shëtitje në natyrë: Shëtitja në natyrë mund të jetë mënyra perfekte për t’u relaksuar dhe për të djegur ca kalori.
2. Kërcimi: Mund të regjistroheni në një kurs kërcimi, klasë zumba ose thjesht të kërceni për 20-30 minuta në shtëpi.
3. Noti: Noti është një opsion fantastik për të mbajtur trupin në formë.
4. Boks: Rifitoni forcën dhe stërvituni përmes kurseve të boksit ose kickboksit.
5. Çiklizëm: Një shëtitje me biçikletë pas pune mund t’ju vërë më në kontakt me natyrën dhe t’ju djegë edhe disa kalori gjatë këtij procesi.