Kapelja e Michael Jakson i cili e përdori në performancën e parë të kërcimit ikonik ‘moonwalk’ është shitur në ankand me vlerë marramendëse, për rreth 82 mijë dollar.
Kapelja e cila u bë pjesë e kujtimeve muzikore që lidhen me këngëtarin, ‘mbretin e popit’ është nxjerrë në ankand nga kompania Lemon Auction, ku shuma e grumbulluar do të shkojë për bamirësi.
Kjo kapele kujton ndikimin e madh që pati në muzikë dhe kulturën pop në mbarë botën, duke qenë një simbol i rëndësishëm në karrierën e Jackson. Kapela në fjalë është një element i veshjes së Michael Jackson dhe shitja e saj përfaqëson një moment të paharrueshëm për koleksionistët dhe fansat e artistit legjendar./hej.al