Albano Bogdo filloi sezonin e ri të emisionit të tij, “Albano Show”, por u përball me kritika pas deklaratës së bërë në emisionin e tij ku i referohej këngëtares Beatrix Ramosaj. Reagimet ishin të ndara, disa e pëlqejnë pozicionin e tij, ndërsa të tjerë e dënojnë për batutën e tepruara. Aktori Albano Bogdo ka reaguar për herë të parë ndaj kritikave të shumta që mori.
Ai ka zgjedhur që kritikave t’u përgjigjet me një postim në Instastory, ku shkruan: Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb. Lirinë e fjalës, lirinë e mendjes dhe kryqëzimin publik nëse përdor njërën nga dy të parat. Mark Twain”, shkruan Bogdo në reagimin e tij në InstaStory. Bogdo lë të kuptohet se nuk dëshiron të kërkojë falje dhe se ka dhënë mendimin e tij të lirë në emisionin e tij.
Sot një nga diskutimet e mëdha është që vetëm komedianët mund të thonë ç’të duan në kohët që jetojmë nën preteksin e shakasë sepse bota është e mbushur me mina (tema) që si prek dot askush./Hej.al