Barcelona, një qytet i njohur për kulturën e tij të gjallë dhe arkitekturën mahnitëse, është shtëpia e një prej monumenteve më ikonike në botë – Sagrada Familia. Kjo kryevepër, e projektuar nga arkitekti i njohur Antoni Gaudi, është kthyer prej vitesh në destinacionin e preferuar për këdo që udhëton në këtë qytet. Vizita e kullave të Sagrada Familia është një përvojë unike që ofron pamje spektakolare të qytetit.
Pas dy shekujsh punime, Sagrada Familia do të jetë ndërtesa fetare më e lartë në botë. Më 12 nëntor në katedrale do të mbahet një meshë inauguruese, gjatë së cilës do të ndriçohen të katër kullat kushtuar katër ungjillorëve.
Pas më shumë se një shekulli pritje, puna për të përfunduar Sagrada Familia, katedralen më të veçantë të Barcelonës, më në fund po arrin në përfundimin e saj. Kjo vepër e jashtëzakonshme arkitekturore, kalon nga stili neo-gotik në stilin Art Nouveau. Kulla e gjashtë dhe e fundit qendrore pritet të përfundojë në vitin 2026, duke shënuar përfundimin e ndërtimit 144 vjet më vonë. Lajmet e fundit kanë të bëjnë me një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të punimeve: skulptura e munguar është vendosur në kullën kushtuar evangjelistit Mate. Për më tepër, kulla kushtuar Gjon Ungjillorit u përfundua me shtimin e një statuje në formë shqiponje.
Puna filloi ngadalë dhe kur Gaudi vdiq në 1926, u vlerësua se ato ishin vetëm 10-15% të përfunduara. Më pas, punimet pësuan disa ndërprerje gjatë viteve 1930 për shkak të Luftës Civile Spanjolle, dhe gjatë shekullit të 20-të u bënë disa ndryshime në projektin origjinal.
Faqja zyrtare e Sagrada Familia ka njoftuar se më 12 nëntor në katedrale do të mbahet mesha inauguruese, gjatë së cilës do të ndriçohen katër kullat kushtuar katër ungjilltarëve. Sagrada Familia, e njohur si një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, u shenjtërua në vitin 2010 nga Papa Benedikti XVI, megjithëse ende nuk ishte përfunduar. Projekti fillestar i arkitektit katalanas parashikonte një strukturë monumentale të përbërë nga 18 kulla, secila simbolizonte 12 apostujt, katër ungjilltarët, Virgjëreshën Mari dhe Jezusin. Kulla e fundit, që përfaqëson Jezu Krishtin, do të arrijë një lartësi prej 172 metrash dhe do të kurorëzohet nga një kryq./Hej.al