Sot në orën 14:20 me orën e Nju Jorkut, telefonat celularë amerikanë do të marrin një njoftim. Një mesazh që shërben si një test kombëtar i sistemit federal të alarmeve të urgjencës me valë.
Në mesazh do të shkruhet: Ky është një test i sistemit kombëtar të paralajmërimit të emergjencave me valë. Nuk nevojitet asnjë veprim”.
Është një praktikë e ndodhur tashmë disa herë, e fundit në gusht 2021 sepse me ligj përsëritet çdo tre vjet. Objektivi i testit, i kryer nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave, është të sigurohet që në rast urgjence, të gjithë qytetarët mund të njoftohen përmes telefonit.
Por disa teori konspirative në Amerikë, thonë se testi (nëpërmjet tingullit të lëshuar nga mesazhi në celular) do të aktivizojë grimcat e oksidit të grafenit, të cilat, sipas tyre, do të ishin inokuluar te secili prej nesh përmes vaksinave kundër Covid.
Në këtë pikë teoricienët e konspiracionit janë të ndarë sepse sipas disave do të aktivizohet virusi Marburg, i cili do të shkaktojë qindra miliona ethe hemorragjike, ndërsa sipas të tjerëve do të shndërrohemi në zombie. Këshilla e tyre, siç shkruajnë në Tëitter/X dhe Reddit, është të fikni celularin për të shpëtuar veten. Teoria e konspiracionit është përhapur mjaftueshëm në internet, saqë agjencia e lajmeve Associated Press publikoi një kontroll faktesh për ta debutuar atë.
Një artikull në New York Magazine bën të njëjtën gjë, duke vënë në dukje se oksidi i grafenit është përdorur për të studiuar strukturën e vaksinave, por nuk është pjesë e vetë vaksinës. Tingulli i miratuar në test është i njëjti që përdoret që nga viti 1963, kur Presidenti John F. Kennedy krijoi sistemin kombëtar të urgjencës me një urdhër ekzekutiv dhe përdoret gjithashtu nga mbi 1700 autoritete lokale që dërgojnë mesazhe alarmi për lloje të ndryshme emergjencash./hej.al