Author: bruna

Mijëra njerëz çdo vit përballen me makthin e vjedhjes së sendeve të tyre me vlerë ndërsa janë jashtë vendit. Turistët janë shpesh në shenjestër pasi ata e njohin më pak vendin të cilin po vizitojnë. Në zonat më të frekuentuara dhe rreth atraksioneve të njohura, turistët duhet të jenë veçanërisht vigjilentë për të mos u bërë preja e hajdutëve të xhepave. Po cili është shteti evropian ku rrezikoheni më shumë nga xhepistët? Ekspertët e krahasimit të sigurimit të udhëtimit kanë publikuar një raport që rendit vendet evropiane me rrezikun më të lartë të vjedhjeve. Kompania përdori komentet e udhëtarëve për…

Lexo me shume

5 gabimet që duhet të shmangni 1) Mos bini në dëshpërim Dinjiteti dhe respekti për veten janë dy miqtë më të mirë pas një ndarjeje. Dashuria të bën të bësh gjëra të çmendura por tani ish-i duhet të shohë se çfarë po humbet. Ai duhet t’ju shohë në gjendjen më të mirë por e vërteta brutale është se dëshpërimi nuk ndihmon. Është ok dhe normale të ndihesh e frikësuar apo ta humbësh plotësisht. Por shkarkojeni brengën me miqtë, të dashurit ose profesionistët që mund t’ju mbështesin gjatë kësaj kohe. Mos e bëni me ish-in tuaj. Nuk ju ndihmon në këtë…

Lexo me shume

Ky 22-vjeçar fiton 194,000 dollarë në Google dhe synon të dalë në pension në moshën 35-vjeçare. Në këtë shkrim vijnë të detajuara sesi ai i fiton, shpenzon dhe si i kursen paratë e tij. Të jetosh në një shtëpi pranë plazhit me qenin, të kesh një kënd enkas për të luajtur ukulele mund të tingëllojë si ëndrra e një pensionisti. Por për Ethan Nguonly, ky është vetëm fillimi. 22-vjeçari është anëtar krenar i lëvizjes FIRE, që do të thotë se ai është i fokusuar në pavarësinë financiare dhe synon të dalë në pension pas pak vitesh. Ai e ka nisur…

Lexo me shume

Kanceri i mëlçisë është më i zakonshëm tek njerëzit e moshuar, megjithëse mund të godasë në çdo kohë, prandaj është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm ndaj simptomave të mundshme të sëmundjes së rrezikshme. Vdekjet nga kanceri i mëlçisë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, normat e vdekshmërisë janë trefishuar vetëm 2 vitet e fundit. Për këtë arsye ndërgjegjësimi dhe të njohësh simptomat paralajmëruese është jetike. Ka disa faktorë që mund të përcaktojnë nëse keni gjasa ta zhvilloni kancerin e mëlcisë ose jo, duke filluar nga mosha dhe gjenetika deri te lloji i stilit të jetesës që bëni. Këto…

Lexo me shume

Synimet tuaja mund të jenë të mira, por këto zakone nuk e ndihmojnë aspak pastrimin e shtëpisë. Pastrueset e shtëpisë janë si avokatët, ju shohin në situatën më të keqe por e mbajnë gojën mbyllur e nuk thonë asgjë. Me një person të tillë të besuar, që ju ndihmon të pastroni është e natyrshme të dëshironi të bëni gjëra të vogla për të treguar vlerësimin që keni. Për shembull t’i ruani artikuj rreth organizimit, truke ose këshilla profesionale të pastrimit, të pyesni për jetën e tyre apo edhe t’i ndihmoni të pastrojnë. Këto gjeste dashamirëse ndonjëherë mund të interpretohen ndryshe.…

Lexo me shume

Të përfshish në dietën ushqimore dhe ti hash në mënyrë të shëndetshme frutat e shijshme dhe të lëngshme, boronicat, do t’u japin përfitime të fuqishme shëndetësore. Përfitimet shëndetësore të boronicës Boronicat janë një burim energjie. Të pasura me fitokimikate – veçanërisht pigmentet e gjalla blu ose vjollcë anthocyanine, të cilat përmbajnë një ngarkesë me fuqi antioksiduese. Ato janë gjithashtu të mbushura me lëndë ushqyese jetike si vitamina C, vitamina K, mangani dhe fibra dietike. Studimet e fundit epidemiologjike tregojnë se këto kokrra të vogla mund të zbusin potencialisht rreziqet që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin e tipit 2. Boronicat…

Lexo me shume

Nëse po mendon të ofrosh një hapësirë me shtrat dhe mëngjes por ke disa pikëpyetje nëse hapësira që vë në dispozicion është e përshtatshme duhet të dish se ka një bujtës të përsosur për çdo hapësirë. ​​Celësi është të vendosni pritshmëri të qarta, cfarë ofroni dhe cfarë prisni. Së pari mendoni jashtë kornizave, një dhomë gjumi ose një varkë me vela e rehatshme mund të jenë perfekte për Airbnb. Të gjitha llojet e hapësirave, nga më të voglat deri tek më uniket kanë potencialin të tërheqin bujtësit. Pavarësisht se çfarë ambjenti keni, krijoni një zone të rehatshme për të fjetur.…

Lexo me shume

Do të donit lule më të bukura dhe më të zhvilluara në saksitë tuaja? Mos u lodhni kot të gjeni përbërësin e mrekullisë. Ai nuk ekziston në asnjë dyqan herbicitesh, sepse celsin e sekretit për të rritur lule të shëndetshme, e keni ndoshta në koshin e mbeturinave të kuzhinës. Sekreti fshihet tek lëkurat e bananes, ndaj që sot mos i flakni më ato. Lëkurat e bananes janë një mrekulli për ushqyerjen e bimës. Pasi konsumon frutin, lëkurën e hedh në një vazo të madhe qelqi, ose edhe shishe. I Shton një litër ujë. Për një koncentrat më të fuqishëm, shton…

Lexo me shume

Nga dizajnet e pakohë deri tek ato që shtynjë kufijtë e modernes dhe theksi tek artizanati, këto janë disa nga pikat kryesore që përmbledhin ndikimin që ka patur pandmia në arredimin e brendshëm. Natyrë brenda në shtëpi Natyra dhe materialet organike përkufizuan shumë nga veprat më interesante të Javës së Dizajnit të Milanos. Në distriktin Brera, Calico Wallpaper me bazë në Brooklyn bashkëpunoi me studion ndërkombëtare të dizajnit të brendshëm AB Concept për të shfaqur një sfond të frymëzuar nga Alpet japoneze. Letra murale synonte të rikrijonte një përvojë zhytëse në pyll, ndërsa në zonën 5 Vie në Berlin -…

Lexo me shume

A ju ka ndodhur të harroni ku i vendosët çelësat e makinës apo datën e lindjes së një personi të afërt? Herën e fundit që unë dhe bashkëshorti dolëm për një darkë elegante në restorant, kamarieri erdhi në tryezën tonë dhe filloi të recitonte një listë të gjatë specialitetesh, me përshkrime të hollësishme se si bëheshin pjatat dhe ku ishin marrë përbërësit. Recitimi i tij vazhdoi e vazhdoi, dhe ndërsa ai fliste, unë u bëra më shumë kurioze sesi ai mund t’i mbante mend të gjitha ato përshkrime, sesa cfarë do të zgjidhja të haja atë vakt. Ndërkohë nga ana…

Lexo me shume