E qeshura është një shprehje emocionale joverbale. Emocioni që ne shprehim përmes të qeshurës është gëzim, një gëzim shoqëror që përjetohet kryesisht me njerëzit e tjerë. Njerëzit kanë 30 herë më shumë gjasa të qeshin nëse janë me dikë tjetër sesa kur janë vetëm. A është e qeshura ngjitëse? Me shumë mundësi keni qenë i rrethuar nga miqtë dhe e keni parë sesi të qeshurat bien si domino rreth grupit. Shumë shpejt, të gjithë po dridhen, barku ju dhemb nga të qeshura të pakontrollueshme dhe të pandalshme. Me shumë gjasa gjithçka filloi me një nënqeshje të vetme dhe të vogël.…
Author: bruna
Këngëtarja, aktorja dhe producentja Selena Gomez është një avokate për ndërgjegjësimin e shëndetit mendor. Ajo shpjegon pse kjo çështje është e rëndësishme për të dhe pse vendosi të lançojë një linjë bukurie. Të gjitha mendimet e shprehura në këtë artikull i përkasin Gomez. “Ne jemi të bombarduar vazhdimisht me imazhe dhe postime në rrjetet sociale që i bëjnë njerëzit të ndihen sikur kanë nevojë për të arritur përsosmërinë, e cila është e paarritshme. Unë kam qenë e hapur në betejat e mia personale të shëndetit mendor dhe kam treguar se si jam ndjerë e pamjaftueshme me veten time. Të rritesh…
Jo rrallë herë e lidhim një kupë ramen me adoleshentët apo studentët të cilët e preferojnë shumë recetën e shijshme aziatike me petë dhe lëng mishi, pasuruar në mbushje me mish derri të pjekur, peshk, fidanë bambuje apo vezë të ziera. Ky kombinim ka një aromë karakteristike të pëlqyeshme. Në të gjithë botën, gjatë viteve të fundit është rritur shumë numri i restoranteve që ofrojnë këtë pjatë të shijshme. Vetëm në Amerikë është rritur me më shumë se 30%, kështu që ka të ngjarë që ta shijoni këtë ndjesi aziatike afër shtëpisë tuaj. Sipas historianit dhe ekspertit të ramenit, George…
Quhet “Barbie Botox”, dhe injektohet për të zvogëluar në mënyrë estetike madhësinë e shpatullave duke zgjatur qafën. Kjo procedurë fillimisht është realizuar vite më parë për të ndihmuar lirimin e muskujve të trapezit të mbingarkuar, të cilët shkaktojnë migrenë dhe tension intensiv të qafës. Sot arsyeja ka ndryshuar, vajzat dhe gratë duan të duken si kukulla Barbie, cka e ka bërë këtë ndërhyrje estetike shumë të diskutueshme nëse është etike. “Kur Botox- i injektohet në një muskul, ai ndalon lidhjen me nervin”, tha Dr. Parisha Acharya, mjeke kryesore kozmetike në klinikën e njohur të estetikës mjekësore në Londër Ëaterhouse Young.…
Të gjithë e dimë se frutat dhe perimet janë vërtet të mira dhe se duhet të hamë disa të tilla me ngjyra të ndryshme disa herë në ditë. Por a e dini se disa erëza kanë edhe shumë përfitime shëndetësore? Një shembull i tillë është xhinxheri. Nëse hamë xhinxher cdo ditë do të kemi shumë përfitime në trupin tonë. Çfarë është xhinxheri? Xhinxheri është një erëz me shije shumë të fortë. Përmban gingerol, shogaol, zingiberene dhe një gamë të tërë vitaminash dhe mineralesh. Prandaj nuk është për t’u habitur që xhinxheri ka një histori të gjatë mjekësore. Shekuj më parë…
E lidhim shpesh me Holandën, si vendi i lulëzimit të tyre, por tulipanët mund të zenë vend shumë mirë edhe në verandat dhe ballkonet shqiptare. Jam e sigurt që shumë prej jush e keni kultiuar të paktën një herë, por në këtë artikull do ndaj me ju 3 sekrete për të rritur tulipanë të shëndetshëm dhe për t’i bërë ata të pavdekshëm në kopshtet apo ballkonet tuaja. Tulipani bën pjesë në familjen e bulboreve, ose thënë ndryshe, qepujkave. Gjithë sekreti është pikërisht tek mirëmbajtja e qepujkës. Kini parasysh këto tre sekrete: 1-Në verë mos i hidhni shumë ujë. Lagështia e…
E besoj fort teorinë se, për të arritur diçka në jetë nuk ka kufizime. Kur them e besoj, nuk e kam fjalën thjesht sepse e dua unë, por sepse në jetë kam njohur njerëz që kanë kapërcyer kufij të paimagjinueshëm për të arritur gjëra madhore. I tillë është edhe personazhi që do t’ju sjell në këtë shkrim.Ai quhet Ervin Gjoni dhe brenda jetës së tij ka shumë histori suksesi. Një ndër arritjet e tij më të mëdha është karriera e tij si gazetar në Britaninë e Madhe. Nuk e cilësoj si arritje, thjesht sepse Ervini arriti të bëjë gazetarin në…
Pushimet buzë detit kanë përfunduar por kujtimet e bukura të kësaj vere do ta shoqërojnë gjatë familjen Balluku. Opinionistja e “Përputhen” Neda, të cilën publiku shqiptar e kujton gjithmonë si vajzën dinjitoze pjesëmarrëse në ‘Big Brother’ zbulon për median “Hej.al” të vecantën dhe sfidën e pushimeve të para edhe me vogëlushen tre muajshe. Mami i Serzh, Zai dhe Suzie Ann na zbulon pushimet mes Jonit dhe Adriatikut. “Ndonëse goca është shumë e vogël, vendosëm gjithsesi të nisemi për pushime. Këshillë: nëse keni më shumë se dy fëmijë, mos u nisni me pushime pa ndonjë gjyshe me vete për ndihmë. Ne…
Frigoriferi është një mjet i shkëlqyer për ruajtjen, planifikimin dhe përgatitjen e vakteve për ditët më të ngarkuara në vazhdim. Por nuk është zgjidhja ideale për të gjitha ushqimet dhe mbajtja e ushqimit të gabuar në ngrirje mund të çojë në vakte pa vlera ushqyese apo edhe në rreziqe shëndetësore. Qumështi Qumështi i ruajtur në frigorifer mund të ndahet në copa dhe pjesë të ujshme kur shkrihet – sa më e lartë të jetë përmbajtja e yndyrës, aq më shumë ndahet. Do të jetë i sigurt për t’u pirë, por nuk është saktësisht konsistenca më e mirë për t’i shtuar…
Edhe pse marrim pushime për të “shpëtuar” prej punës së përditshme, aq shumë është skalitur thellë brenda nesh ajo që bëjmë sa edhe gjatë pushimeve shohim detaje që lidhen me profesionin. Më ndodh shpesh në restorante ta gjej veten duke dëgjuar apo parë si dhe sa konsumojnë ushqim e pije ata që janë përreth. Krahasuar dhe me vitet e shkuara, kam vëne re se ndërgjegja në popullatë për të konsumuar ushqim në sasi ka ndryshuar. Pra, nuk është e rrallë të dëgjosh persona të porositin gjysmë racioni të një ushqimi kalorik apo të interesohen nëse ka supë, perime të ziera…