Kirurgjia kozmetike, pavarësisht përhapjes së madhe ka qenë prej kohësh tabu midis të pasurve dhe të famshmëve. Yjet e paktë që diskutojnë publikisht procedurat zakonisht i nënshtrohen spekulimeve ose presionit intensiv për të dhënë llogari për ndryshimet në pamjen e tyre.
Edhe atëherë, të famshmit shpesh ofrojnë justifikime mjekësore. Ata thonë prsh se ju desh të bënin nj ndërhyrje pasi e kishin të nevojshme,për shkak të një dëmtimi në nofull, ose e refuzojnë vendimin me keqardhje siç është rasti i Bella Hadid që tha se ishte penduar për hundën.
Pra, kur ylli i “Keeping up ëith the Kardashians”, Kylie Jenner, deklaroi zmadhimin e gjoksit të saj në TikTok këtë javë, nuk ishte vetëm specifika që i habiti fansat – ishte toni i gëzuar dhe mënyra e rastësishme, me të cilën e bëri.
Kur njëndjekës i kërkoi hollësira, Jenner u përgjigj papritur me madhësinë, llojin dhe vendosjen e saktë të implanteve, si dhe kirurgun përgjegjës të Beverly Hills.
“445 cc, profil i moderuar, gjysma nën muskul!!!!! silikon!!! Garth Fisher!!! Shpresoj se kjo ndihmon lol,” shkroi ajo në një koment, i cili është fshirë më pas.
Në disa ambiente, sinqeriteti i Jenner u festua si akti i një vajze multi-milion dollarëshe.
Manjatja e bukurisë u vlerësua gjithashtu nga disa botime mode për hapjen e saj të dukshme. Harper’s Bazaar paralajmëroi një “epokë të re të transparencës së kirurgjisë plastike”.
Jenner ndjek gjurmët e nënës së saj, Kris, përfaqësuesja e së cilës muajin e kaluar thuhet se ndërmori hapin e pazakontë duke konfirmuar se transformimi i fytyrës së yllit, i shumëpritur (ku ajo dukej se e kthente moshën me dekada) ishte vepër e kirurgut plastik Dr. Steven Levine.
Për mirë a për keq, zbulimi i sinqertë i Jenner e zbeh më tej tabunë e kirurgjisë. L.C. Hej.al