Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
What's Hot
Author: admin
Është e nevojshme që kur festat kalojnë, të konsumojmë ushqime detoks për të pastruar trupin nga toksinat e alkoolit apo ushqimeve jo shumë të shëndetshme. Grumbullimi i toksinave mund të vijë si pasojë e tretjes së dobët, mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore, të cilat mund të çojnë më tej në probleme më serioze. Sidomos pas ditëve të festave, kur nuk e ke kontrolluar veten për sasinë, por edhe cilësinë e ushqimeve që ke ngrënë, një recetë detox është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes. Detoks me çaj, xhinxher dhe banane Xhinxheri është luftues natyral i përzierjeve,…
Nga Malvina Tare Në 30 Dhjetor 2023 Berisha u vendos në arrest në shtëpie dhe e gjithë vëmendja mediatike ishte mbi këtë arrestim të liderit të opozitës, pas shumë e shumë tentativash për ta nxjerrë nga loja politike. U finalizua më në fund në 30 dhjetor dhe njerëzit madje e kishin humbur besimin për arrestimin e tij, duke parë ecejaket e avokatit të mbrojtjes në SPAK. Ndërkohë që drama politike luhej në çdo ekran të medias shqiptare, nga krahu tjetër në një fshat atje tutje, në Vadardhë të Sukthit luhej drama e rëndë e jetës së një gruaje fshati me…
Tortelinit ndihmojnë. Duke rikthyer një humor të mirë për ata që e kanë humbur atë, ose duke ngritur moralin gjatë një dreke ose darke të mërzitshme, por ato mund të ndihmojnë edhe në realizimin e një udhëtimi shkollor në Finlandë. Në fakt, klasa 5G e shkollës së mesme të Shkencave Njerëzore Laura Bassi, Corso Doc në Bolonja do të niset për në vendin e Evropës veriore në shkurt me synimin për të bërë një dokumentar mbi sistemin shkollor finlandez, ndër më të fundit në botë. Por udhëtimi kushton shumë para dhe këtu mund të ndihmojnë tortelinit. “Pavarësisht se ishim të…
Heidi Baçi është konkurentia tjetër që hyn në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo u bë e famshme në Big Brother VIP Italia por ka pranuar ofertën e produksionit të Top Channel dhe ka firmosur për të qenë konkurente e big brother Vip Albania. Heidi u bë e famshme në shtetin fqinj prej historisë së saj me një tjetër konkurent Massimilianon. Situata e saj u komplikua me hyrjen e babait I cili nuk e miratoi këtë lidhje. “Mami është e sëmurë. Ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua” I tha ai në një përballje përpara miliona teleshikuesve. Massimiliano…
A e dini se një në katër gra ka marrë nga mjekët receta me ilaçe antidepresive për simptomat e menopauzës? Francezët e quajnë “malaise”, një trishtim që të përfshin ngadalë dhe befas të rëndon në kraharor. Gjëja e trishtueshme është se shumë gra i pranojnë këto ndjenja duke menduar se e kanë nga mosha dhe dorëzohen. Ngjet pak me dhimbjet që durojmë teks mosha kalon, sepse mendojmë:“Duhet të mësohemi me to, po plakemi”. Na vjen keq por jo!. Dokrra! Nuk duhet ta duroni depresionin për shkak të moshës. Duhet të flasim për këto ndjenja dhe duhet ti mbështesim gratëqë i…
Rikthimi i gatimeve autentike, plot shije dhe traditat e lashta nga shefat e kuzhinës po tërheqin akoma edhe më shumë turistët e huaj për të provuar gatimet tradicionale shqiptare ndër shekuj. Kuzhina tradicionale Shqiptare është e lashtë dhe një kombinim i kulturave të ndryshme siç janë ndikimet e kohëve moderne të Greqisë, Italisë dhe Turqisë. Byreku është njëri nga ushqimet më të njohura për kulturën shqiptare, atë mund ta gjeni kudo në Shqipëri. Ky ushqim përgatitet me shije të ndryshme, me mish, gjizë dhe spinaq. Megjithatë e vështira e përgatitjes së byrekut, janë petët e tij. E sot shumë prej…
Papa Françesku duket se nuk është në gjendje fort të mirë shëndetësore. Para një grupi komunikuesisht francezë, të promovuar nga Konferenca e peshkopëve të Francës, Papa nuk arriti dot të lexonte një fjalim, ndërsa u tha të pranishmëve se nuk mundej pasi ka pak bronkit. ‘Do të doja ta lexoja të gjithë fjalimin, por kam një problem, kam pak bronkit, nuk mund të flas mirë, nëse nuk ofendoheni, do t’ju dorëzoj kopjen e fjalimit, më falni. Do t’ua dorëzoj për t’ju dhënë të gjithëve, por po mundohem shumë për ta lexuar. Faleminderit për mirëkuptimin”, u tha Papa pjesëmarrësve. ‘Dhe tani do…
Sezonit artistik në Teatrin Metropol solli për herë të parë në shqip kryeveprën e Uilliam Shekspir. Klea Konomi, në rolin e njërës prej motrave dhe vajzave të mbretit Lir, përfaqësoi një karakter të thellë psikologjik që luhatet mes ambicies dashurore dhe asaj për pushtet. E ftuar në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus këtë të shtunë Klea foli jo vetëm për rolin dhe karierën e saj në teatër, por edhe për jetën dhe kujtimin e nënës së saj, aktores së njohur shqiptare Hajrie Rondo. “Dashuria për teatrin ndoshta më ka lindur prapa kuintave kur ndiqja gjithmonë që e vogël nga…
Moti i keq dhe temperaturta nën zero bëjnë që shumë njerëz të preken nga gripi. Por duke qenë shumë moti i acart gripi gjatë këtyre ditëve mund të shoqërohet edhe me kollë për disa ditë me rradhë. Prandaj për t’u mbrojtur nga këto viroza Hej.al ju sugjeron të ndiqni këto 5 këshilla që do ju tregojmë më poshtë. Më e rëndësishmja mbi të gjitha është që të ruani pastërtinë, sepse gjithçka nga aty nis. 1- Lani shpesh herë duart gjatë ditës sepse bakteret mund të përcjellin në organizëm mikrobet, nëse me duart e palara prekim sytë dhe gojën. 2-Flini rreth…
Dashi Dikush aty pranë do të ketë fat në lotari ose ndonjë lojë tjetër fati. Do të jeni të kënaqur me ta. Të gjithë ëndërrojnë për një fitore të madhe. Ju gjithashtu mund të ndiheni pak ziliqarë, sepse ndërsa ata festojnë fatin e tyre të mirë, ju po përpiqeni të kuptoni se si mund të përballoni faturat e shtëpisë. Demi Do të ketë shumë ide argëtuese me një grup të madh njerëzish krijues. Një përpjekje në grup do t’ju mbushë me emocione. Dikush që u largua nga jeta juaj papritur, është kthyer. Nuk do të jeni të sigurt pse janë…