Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
What's Hot
Author: admin
Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi që pak nga pak po i afrohen moshës së mesme, dhe për gratë e tyre, që në rast se i duan shumë, do lexojnë me kujdes. Ne jemi ata që zgjohemi herët çdo ditë, që vrapojmë për në punë e lodhemi, e mandej rendim për të marrë fëmijët nga shkolla, e për tu mbledhur në darkë në shtëpi, ku ndihmojmë, ose përpiqemi. Ne jemi vazhdimisht të shqetësuar për politikën, cilësinë e karburantit, ushqimet, biznesin, ekonominë e familjes, marrëdhënien me bashkëshortet, mirëqënien e fëmijëve dhe shumë…
Dashi Gjatë këtij viti do të jeni shumë aktivë dhe do dini ta shfrytëzoni si duhet energjinë që do t’iu japin yjet. Do ndiheni gjithmonë të fortë, ambiciozë, të guximshëm dhe më të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Më në fund do ta kaloni periudhën e pikëpyetjeve të shumta dhe dyshimeve dhe pasi të keni reflektuar gjatë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapa. Për sa i përket çështjes së ndjenjave, ju do të dashuroni, por edhe do të urreni fort. Shkurti do jetë muaji kur do preferoni të qëndruar paksa vetëm, por më pas do…
Fedez ka publikuar postin e parë që nga skandali me panetonen. Partneri i Chiara Ferragnit ka postuar në Instagram video dhe foto të dy fëmijëve të tij tij teksa luajnë me njëri-tjetrin. Në sfond dëgjohet edhe zëri i blogeres e cila po argëtohet me fëmijët. chiara ferragni fedez skandali
Një djalë i ri ka kaluar pesë ditë duke mbuluar shtëpinë e tij me mbi 100 pako me letra dekoruese. Maks Majewski nga Leborku i Polonisë, por që tani jeton në Londër, shpenzoi 220 funte për 114 pako me letra dekoruese. 20-vjeçari postoi videon në rrjetet sociale për të dokumentuar punën e tij, ku shihet duke e mbuluar pothuajse çdo orendi me letrën dekoruese, duke filluar nga kuzhina e deri tek dhomat e gjumit. Nëna e tij Anna mbeti e habitur kur u fut në shtëpi dhe pa se çfarë kishte bërë djali i saj. Ndërkaq motrat e Maksit, Julia…
Nata e Vitit të Ri festohet gjerësisht në botë. Edhe në vendin tonë kjo është një ndër festat e preferuara të njerëzve, kur ata për një ditë mundohen të harrojnë të gjitha streset dhe të kalojnë mirë në shoqërinë e njerëzve të dashur. Mes shumë traditave që e shoqërojnë këtë festë, siç janë bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira, ekzistojnë edhe shumë bestytni, të cilat dashur pa dashur i besojmë. Disa bestytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa të tjera i kemi huazuar nga vendet e tjera, por shumë njerëz i respektojnë.…
Festat e fundvitit janë një kohë magjike por mund të bëhen edhe stresuese për shkak të presioneve familjare, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërveprim me familjen e partnerit. Sekreti në radhë të parë është komunikimi brenda çiftit. Duhet të keni një komunikim të hapur dhe të sinqertë me partnerin tuaj. Diskutoni pritshmëritë tuaja për festat dhe si mund ta mbështesni njëri-tjetrin në prani të familjes së gjerë. Komunikimi i qartë i ndihmon të dy partnerët të kuptojnë më mirë mendimet, ndjenjat dhe nevojat e njëri-tjetrit. Kjo zvogëlon shanset për keqkuptime dhe konfuzione, të cilat shpesh janë shkaku i konflikteve në…
Dashi Lërini mënjanë lidhjet dhe kufizimet që ju pengojnë. Bëni zgjedhje për një afat të gjatë që do të rrisë ndjenjën tuaj të pavarësisë dhe lirisë. Ju nuk dëshironi të ndiheni të lidhur, ose të kufizuar në asnjë mënyrë. Hapni krahët dhe fluturoni. Demi Mos u vononi. Ju jeni gati për të bërë ndryshime që ju mundësojnë të filloni një rrugë drejt lumturisë dhe përmbushjes më të madhe. Filloni të vendosni themelet e planeve të reja të karrierës dhe shumë shpejt, do të jeni në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje më të lumtur dhe më të mirë. Hidhini hapat…
Nga Lea Ypi/The Guardian Shumica e njerëzve mendojnë se shpresa qëndron diku mes një dëshire dhe një besimi, mes dëshirës për një rezultat të kënaqshëm, dhe besimit te realizimi i dëshirës. Nëse dëshira dhe besimi përputhen, kemi shpresë, përndryshe jo. Për mua shpresa është diçka tjetër. Të kesh shpresë nuk ka të bëjë me se si rrjedhin ngjarjet. Shpresa është një plotësues i domosdoshëm i moralit. Pse të përpiqemi të bëjmë atë që duhet bërë nëse të tjerët nuk sillen njësoj? Pse t’i bëjmë të tjerët përgjegjës, nëse mendojmë se përgjegjësia është përtej aftësisë së tyre? Shpresa është e kundërta…
“All I want for Christmas is you” nga Mariah Carey është padyshim kënga më e suksesshme e Krishtlindjeve. Megjithatë, shumë njerëz janë lodhur duke e dëgjuar këngën çdo vit, përfshirë edhe fëmijët e këngëtares. Së fundmi, ylli i muzikës pop ka postuar një video në Instagramin e saj për këtë. Carey dhe fëmijët janë duke qëndruar para një peme Krishtlindjesh, me këta të fundit që i thonë të mërzitur “mami ndaloje, çdo vit bëjmë të njëjtën gjë, çdo vit”. Por, këngëtarja nuk dorëzohet dhe përpiqet t’i bindë se ia vlen ta dëgjojnë këngën dhe fillon të këndojë. Në këtë moment fëmijët…
Së fundmi, NASA publikoi një imazh të NGC 2264, i njohur gjithashtu si ” Klusteri i Pemës së Krishtlindjes”, një grup yjesh të rinj që ndodhen rreth 2500 vite dritë larg nga Toka. Imazhi u kap nga Observatori i rrezeve X Chandra dhe mjegullnaja e gjelbër që rrethon yjet i ngjante një peme festive të Krishtlindjes. Disa yje në pemën kozmike të Krishtlindjes janë vetëm një e dhjeta e madhësisë së diellit tonë, ndërsa të tjerët janë disa herë më të mëdhenj. NASA shtoi se shumë nga yjet janë vetëm 1 deri në 5 milion vjeç, duke i bërë ata…