Author: admin

Orët e fundit të 2023 po ikin dhe tashmë nis numërimi mbrapsht për një vit të ri me shpresa, ide dhe aspirata të reja. Viti i Ri 2024 është përqark dhe festat në familje, koncertet tashmë kanë filluar. Është koha për të blerë dhurata, gjëra të mira për familjen  dhe miqtë tuaj, për t’u treguar dashurinë ndaj tyre. Por dhurata gjithmonë mbetet një dilemë. Jonida Aliçkolli, Eraldo Rexho dhe Jola Hysaj ishin të ftuar këtë të shtunë në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus për të treguar rreth dhuratave që duhet të bëjmë në fundvit për të gjithë të dashurit.…

Read More

Pantallona të larta në pistën e Loewe pranverë 2024 në Paris. Modele të dobëta. Mbushëse shpatullash. Këtë vit, moda dështoi në shumë prej premtimeve të saj. E mbani mend si filloi ky vit në modë?.  Filloi me të gjitha bisedat se si do të ktheheshim në zyrë, në normalitet pas dy vitesh trazirash pandemike. Rezulton se kur ishte fjala për modën, një pjesë e kësaj ishte saktësisht e drejtë. Në vitin 2023 u kthyem. Dhe jo vetëm për shpatullat e mëdha të viteve 1980. Por përsëri u kthyem tek modelet e dobëta dhe tek burrat kryesisht të bardhë që marrin…

Read More

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi është surprizuar mbrëmjen e djeshme në Dancing, pasi mori propozimin për martesë. Partneri i saj, Adis Patushi e surprizoi artisten teksa ajo po performonte në skenë një këngë live ndërsa ai u shfaq papritur me një unazë në dorë. “Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, e pyeti Adisi mes lotësh Fifin. Përgjigja nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi Fifi tha Po! E emocionuar Fifi tregoi se nuk priste të surprizohej në këtë mënyrë nga partneri i saj. “Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të…

Read More

18-vjeçarja Drita Ziri është një prej femrave më të bukura shqiptare, dhe sot ajo është shpallur ”Miss Earth 2023”, event që u mbajt në Vientam me pjesëmarrjen e 85 vajzave nga mbarë bota. Një sukses i madh ky për Zirin, por edhe për Shqipërinë që fiton për herë të parë një kurorë në një garë bukurie. Me bukurinë dhe fizikun e saj perfekt, Drita Ziri, ka tërhequr vëmendje si një prej modeleve më të bukura, duke e përfaqësuar më së miri flamurin kuqezi në Azi. Modelja nga Fushë-Kruja është e bija e një personazhi të njohur në sportin shqiptar, Blerim…

Read More

Burim energjie për të nisur ditën dhe një kënaqësi shqisore…Ata që nuk jetojnë dot pa kafe, e dinë mirë se për çfarë ndjesie po flasim. Shumë njerëz nuk hapin sytë pa kthyer më parë filxhanin e kafesë, e për të marrë atë “tronditjen” që nevojitet për të përballuar si duhet ditën. A e dini se konsumimi i shpeshtë i saj mund të shtojë kilogramët tuaj? Dietologia e certifikuar Megan Rasmussen thotë se: “Ajo çfarë ju i hidhni kafesë ka rëndësi. Shtimi i kremrave, shurupeve dhe ëmbëlsuesve shtesë mund të kontribuojë lehtësisht në një tepricë të kalorive që çojnë në shtim…

Read More

Magjia festive e nxitur nga nostalgjia për shitjen “mahnitëse” të një peme të Krishtlindjes, “të blerë me qindarka” më shumë se një shekull më parë, është shitur në ankand për 3,411 £ (4,328 dollarë) të premten. Pema e kompletuar me 25 degë, 12 manaferra dhe gjashtë mbajtëse qirinjsh, u vlerësua të shitej për vetëm 60-80 £ (76-102 dollarë) në shtëpinë e ankandit Hansons Auctioneers në qarkun anglez juglindor të Oxfordshire. Një betejë globale e ofertave nënkuptonte se rezultati përfundimtar e tejkaloi shumë këtë, sipas një njoftimi për shtyp. “Magjia e Krishtlindjeve vazhdon! Pema më e vogël e Krishtlindjeve në botë…

Read More

Gjatë festave të fundvitit ne mblidhemi në tryezat familjare dhe bisedojmë edhe me të afërm të cilët mund të mos kemi kohë t’i shohim. Çdo vit ka momentet e veta të mira dhe të këqija. Momente që të bëjnë të ndihesh mirënjohës dhe momente që të bëjnë të ndihesh i zhgënjyer. Në çdo rast, është e rëndësishme të ruani në mendje gjërat e mira dhe pse jo t’i ndani momentet e bukura me njerëzit e zemrës. Zakonisht udhëtimet dhe ekskursionet na japin shumë histori për të ndarë dhe janë një temë e përshtatshme për të hapur një bisedë të bukur…

Read More

Ka shumë arsye që mund të ndiheni të uritur gjatë natës, sipas ekspertëve. “Shihni nëse keni me të vërtetë uri apo thjesht s’keni çfarë të bëni tjetër në shtëpi. Ose mbase ndonjë emocion tjetër që po ndjeni? Shumë shpesh, ky është rasti”, thotë Lisa Young, mjeke. “Nëse është fiziologjike, është e mundur që nuk keni ngrënë mjaftueshëm gjatë ditës ose në darkë, veçanërisht nëse keni anashkaluar proteinat”. Hannah Brilling, nutricioniste, shton se “karbohidratet e thjeshta – që gjenden në ushqime si orizi i bardhë, patate dhe makarona – treten më shpejt, duke bërë që ne të ndihemi të uritur më shpejt…

Read More

Moderatorja Enxhi Nasufi ka folur për herë të parë në lidhje me jetën e saj private, duke pohuar se i ka dhënë fund një historie dashurie që ka zgjatur rreth 7 vite. Enxhi ka pohuar se kjo ndarje i ka ndryshuar jetën, pasi ka qenë ndër personat më të rëndësishme për të. “Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara Dancing kam pasur një ndarje me një person shumë…

Read More

Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri. E ftuar në emisioni “Jetë shqiptare“, psikologia Ermela Sallaku mbështeti nismën e re pasi sipas saj është një nga mënyrat më të shëndetshme dhe lehtësuese. Përveç anës psikologjike, psikologia shprehet se kjo mënyrë shkurton kohën e proceduarve si edhe lehtëson edhe nga ana financiare palët.  “Kohët e fundit, çiftet të cilat shohin që lidhja e tyre ka dështuar dhe nuk ka më një martesë të shëndetshme zgjedhin noterin ose ndërmejtësin. Unë jam shumë pro këtj fakti duke qenë se çdo veprim bëhët dhe ndihmon…

Read More