Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
What's Hot
Author: admin
Entela Cenko, someliere dhe Flavio Mato kuzhinier këtë të shtunë në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus sugjeruan pjatat festive dhe verën që mund të na shoqërojë gjatë darkave festive në festat e fundvitit. “Pasi shtruam fletët sfoliatë, e premë djathin dhe e vendosëm sipër, më pas i hodhëm rigon dhe i grijmë limon sipër. Kështu mbështollëm djathin me sfoliatën dhe më pas vijojmë me të tjerat. Furra është e parangrohur në 180 gradë. Sallata festive në bazë të saj ka rukola dhe agrume, si mandarina dhe portokalle, prandaj është shumë e sugjerueshmë për shoqërimin e mishit dhe të peshkut. …
Dashi Konflikti midis shpresave dhe dëshirave tuaja dhe asaj që njerëzit e tjerë presin nga ju nuk po e bëjnë jetën të lehtë. Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqeni, nuk mund të arrini një marrëveshje të arsyeshme. Do t’ju duhet të vendosni disa gjëra drejt në mendjen tuaj përpara se të shkoni më tej. Demi Jini fleksibël për atë që mund të bëni dhe me kë po kaloni kohë. Prisni nevojën për të marrë disa vendime të menjëhershme. Ka një rënie të dukshme të përgjegjësive dhe një rritje në humorin e qejfit që vjen shpesh në këtë periudhë festive…
Këngëtarja me origjinë shqiptare e ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin Late Night, zbuloi të sharën e saj të preferuar në shqip. Dua Lipa shau në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”. Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera. Ylli foli për këngën e saj më të re “Houdini”, ndërsa përgatisnin kokteje të ndryshme. Ajo kishte veshur një xhaketë të kuqe dhe të zezë, duke e kombinuar me flokët e saj. Hiti i këngëtares “Dance the Night” është kandidat për Këngën e Vitit në Grammy…
Magjepsja e saj me Francën filloi kur ajo kaloi një verë në vendin evropian ndërsa punonte si au pair në vitet 1970. Që atëherë, Ellen, me origjinë nga Bregu Lindor i SHBA-së, e bëri misionin e saj të udhëtonte në Francë sa herë që i jepej rasti. Megjithëse Ellen dhe Jozefi, kishin vite që mendonin në perspektivën për t’u zhvendosur në Francë, vetëm kur të dy po i afroheshin moshës së pensionit, filluan të mendonin seriozisht për të blerë një pronë atje. Ellen hasi në një shtëpi të vogël të shkatërruar në fshatin historik të Lonlay l’Abbaye në Normandi, në…
A e keni pyetur ndonjëherë veten se cili ishte filmi i parë i Krishtlindjeve i realizuar ndonjëherë dhe për çfarë bëhej fjalë? Bëhet fjalë për filmin “Santa Claus” i cili u filmua në vitin 1898 nga një pionier britanik i kinemasë dhe tregimit me protagonist Santa Claus. Filmi bënte fjalë për dy fëmijë që presin para oxhakut kur dado i detyron të shkojnë në shtrat. Më vonë atë natë, Santa mbërrin në çatinë e shtëpisë së tyre, zbret nga oxhaku dhe hyn në shtëpi përmes oxhakut për të lënë dhurata për fëmijët. Më pas ai zhduket, pikërisht kur fëmijët zgjohen.…
Ketamina është shkaku i vdekjes së Matthew Perry-t, yllit të Friends. Autopsia është kryer nga një klinikë ligjore në Los Angeles. Sipas raportit, Perry thuhet se ishte në terapi me infuzion me ketaminë dhe kishte marrë infuzion me ketaminë një javë e gjysmë para vdekjes së tij. Ekzaminuesi mjekësor arriti në përfundimin se ketamina në organizmin e tij nuk mund të ishte nga ai infuzion i një javë e gjysmë më parë, por kishte vetëm 3-4 orë në organizëm. Raporti rendiste gjithashtu mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës si faktorë kontribues që nuk lidhen me shkakun e…
Dashi Planet, ofertat dhe propozimet spontane do t’ju tronditin. Ngjarjet festive dhe mbledhjet argëtuese do t’ju mbajnë aktiv, të interesuar dhe të frymëzuar. Mos u habitni kur t`ju kërkohet të organizoni një mbledhje fondesh, ose të planifikoni një shëtitje në grup. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të zbuluar idetë që i keni mbajtur për vete. Demi Rreth jush po ndodhin disa festa, mbledhje dhe takime në të cilat do të dëshironi të përfshiheni. Lërini veten të lirë. Është koha për t’u argëtuar. Binjakët Eksperiencat që po kaloni tani do t’ju sjellin kënaqësi dhe dhimbje. Një partner i ri nuk do ta…
Sapo vjen fundjava të gjithë nxitojmë të përgatisim një ëmbëlsirë me shije të mirë për familjen, aq më tepër tani që është dimër dhe familja qëndron më gjatë në shtëpi. Eneida Çakërri sjell recetën e ëmbëlsirës sfoliatë me krem për një fundjavë më shije të mirë. Përbërësit: 800 ml qumësht 100 gr sheqer 80 gr niseshte 50 gr gjalpë 3 të verdha veze 100 gr çokollate 50 ml qumësht 1 petë sfoliatë Lajthi Përgatitja: Vendosim për të ngrohur vetëm 700ml qumësht me sheqer, ndërsa në pjesën e mbetur 100ml shtojmë 3 të verdha veze dhe 80gr niseshte. E trazojmë mirë…
“Këmisha e bardhë”, ose look-u i hakmarrjes, është cilësuar jo më kot, pas rrëfimeve publike të personazheve të njohur të ekranit botëror, si Victoria Beckham, e cila rrëfeu momentet e vështira kur përflitej për tradhëtinë e bashkëshortit të saj. Po ashtu më pas paraqitja në ekran e Belen Rodriguez dhe rrëfimi i saj për tradhëtinë dhe depresionin që kishte përjetuar. E kombinuara me pantallonat e zeza nga Ilary, duket se i beson teorisë se kjo veshje ‘passepartout’ mund të bëjë një pastrim rreth figurës së tyre. Zgjedhja e përbashkët e një këmishe të bardhë është një mjet i thjeshtë, për…
Kur një turiste malajziane nuk e gjeti dot unazën e diamantit në dhomën e hotelit Ritz në Paris, e kuptueshme që frika se nuk do e merrte më kurrë mbrapsht i ktheu ditët e saj të pushimit, në më të vështirat e jetës. Menjëherë, mëngjesin e ditës së nesërme ajo shkoi në rajonin më të afërt të policisë, duke u shprehur se besonte se një nga pjesëtarët e stafit në hotelin luksoz mund ta kishte vjedhur bizhuterinë me vlerën e madhe, plot 750,000 euro. Sipas gazetës Le Parisien, ajo e kishte lënë në një tavolinë në dhomën ku ishte akomoduar,…