Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
What's Hot
Author: admin
Që prej ditës kur Liridona Ademaj u dërgua për në banesën e fundit, pasi u vra të mërkurën mbrëma në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës. 30-vjeçarja Liridona Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Familja Murseli, sipas deklaratës së kryefamiljarit Naimi Murseli, dyshohet se u përball fillimisht me…
Dashi Ka shumë gjëra që po ndodhin dhe ju nuk mund të vendosni se në cilën rrugë të drejtoheni për më të mirën. Uluni, qetësohuni dhe bëni një listë të prioriteteve tuaja. Ka ende objektiva që duhet të arrini, por kjo nuk duhet t’ju pengojë të vendosni synime për muajin në vazhdim. Demi Nëse po mendoni të zhvendoseni, lëvizja në një vend të izoluar do të jetë mirë për shëndetin tuaj. Është e rëndësishme që të keni një vendstrehim të qetë ku mund të rikarikoni bateritë tuaja. Aktiviteti i përqendruar te financat dhe pronat do të shkojë çuditërisht mirë. Binjakët…
“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,”-kështu u shpreh partneri i Rita Orës, Taika Waititi për vizitën e tij në Kosovë. Në një takim me kryeministrin Albin Kurtin ai dha përshtypjet e para për vendlindjen e gruas së tij dhe mesa tregon i paska pëlqyer shumë. Kjo është hera e parë e tij në Kosovë. Dyshja së bashku me familjen e Ritës arritën ditën e djeshme, pasi artistja zgjodhi ta…
Darkë dhe jo dosido… Në hapësirë, në restorant me yje Michelin. Kjo do të bëhet e mundur vitin e ardhshëm dhe për këtë po punon kompania franceze Zephalto. Sipërmarrja e turizmit hapësinor, e themeluar nga ish-kontrolluesi i trafikut ajror Vincent Farret d’Astiès, aktualisht po shet ‘bileta të rezervimit paraprak’ për udhëtimet e ardhshme në një kapsulë nën presion, të quajtur Celeste, e bashkangjitur në një tullumbace stratosferike. Kjo kapsulë do të ngjitet në një lartësi prej 25 kilometrash, duke i lejuar mysafirët të mrekullohen me hapësirën. Një udhëtim në Celeste shkon rreth 131,100 dollarë. Celeste premton të transportojë gjashtë pasagjerë…
Festimi i fejesës apo i martesës me një unazë, është sot një pjesë përbërëse e shumë kulturave. Por mund të habiteni kur të mësoni se mbajtja e unazës në gishtin e katërt të dorës së majtë, është një traditë që daton të paktën 1 mijë vjet më parë. Ajo është një praktikë që mendohet se rrjedh nga besimi, se një venë gjaku shkon nga ky gisht deri në zemër. Ajo quhet ndryshe Vena Amoris. Kjo ide shpesh i atribuohet egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të lashtë, por origjina e vetë unazës mbetet ende e paqartë. Gjithsesi arkeologët kanë zbuluar unaza ari që i përkasin epokës së Egjiptit të Lashtë. Por para mbretërimit të Ptolemenjve, nuk ka pasur asnjë ceremoni zyrtare martese. Kontratat martesore praktikoheshin, por ato mbetën të kufizuara kryesisht ndërmjet familjeve. Nga Egjipti,…
Macaulay Culkin do të marrë një yll në Hollywood Walk of Fame. Ylli i filmit “Home Alone” që luajti Kevin, djalin e shkathët që prindërit e harrojnë në shtëpi e nisën për udhëtim, është simbol i çdo fundviti. Filmi shfaqet sidomos gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe kur më mirë se në këtë sezon festash do të ishte marrja e këtij shpërblimi. Catherine O’Hara, aktorja e cila luajti nënën e tij në film do të jetë një nga folëset në ceremoninë e ardhshme. Nëna e tij e vërtetë do të flasë gjithashtu. Ai do të jetë personazhi publik i…
Elizabeth Sweetheart, 74 vjeç, njihet në zonën e saj të Brooklyn si “Zonja e Gjelbër” e Carroll Gardens për qasjen e saj me gjelbërim të përhershëm ndaj jetës. Për rreth 20 vitet e fundit, ajo është veshur kokë e këmbë me një ngjyrë jeshile të ndezur, po ashtu me flokë të lyer në po të njëjtën ngjyrë. “Sapo nisa të përdor jeshilen, nuk mund të vesh më asnjë ngjyrë tjetër,” tha ajo, në shtëpinë e saj në qytetin e Nelson Street, ku dera e përparme, dera e pasme dhe shkallët ishin lyer me ngjyrë jeshile për t’u përshtatur me pjesën…
Produktet e kozmetikës nuk mund të zgjasin pafundësisht. Ato kanë një datë skadence që do të ishte mirë ta respektonim. Për ta bërë këtë, duhet të dini kriteret disa shenjave dalluese që e bëjnë të sigurt përdorimin e një produkti në lëkurë. Truket dhe data e skadencës, rëndësia e PAO Duke vëzhguar me kujdes shkrimet e vogla në paketat e make-up-it dhe kremit, mund të identifikoni PAO (Periudha pas hapjes): PAO tregon periudhën e vlefshmërisë dhe efektivitetit të produktit duke filluar nga momenti në të cilin hapet. Në Evropë, PAO u prezantua me një ligj në vitin 2003 për produktet…
Dua Lipa dukej mahnitëse me një pallto të zezë me lesh artificial në New York City të martën dhe tërhoqi vëmendjen me veshjen poshtë saj, prej dantelle. Këngëtarja, 28 vjeçare, e përballoi motin e ftohtë me pallton e gjatë deri në dysheme, e cila nuk kishte kopsa, teksa po shkonte drejt makinës së saj. Dua kishte veshur çizme të zeza, pak poshtë gjurit dhe mbante çantën në dorë, po ashtu të zezë. Ylli me origjinë shqiptare u largua nga Hoteli Greenwich ku po qëndronte gjatë udhëtimit të saj në Big Apple. Dua ishte së fundmi në Narita të Japonisë për…
Franca do të prezantojë një skemë që do të subvencionojë riparimet e veshjeve dhe këpucëve në mënyrë që të zvogëlojë ndotjen e planetit nga industria e tekstilit. Sipas skemës, e cila u njoftua nga Sekretari i Shtetit për Ekologjinë Bérangère Couillard të martën, subvencionet që variojnë nga 6 euro (7 dollarë) në 25 euro (28 dollarë) do të jenë të disponueshme në varësi të kompleksitetit të riparimit. “Kjo mund të inkurajojë pikërisht njerëzit që kanë blerë, për shembull, këpucë nga një markë që prodhon këpucë të cilësisë së mirë që ti rregullojnë ato në vend që t’i heqin qafe,” tha…