Author: admin

Ekziston një agrume që është shumë më teper se ushqim për tu përdorur në kuzhinë: Limoni. Janë një rezervë e paçmuar për t’i pasur pranë për punët e përditshme. Me një limon të vetëm, ne mund të ndriçojmë rrobat, të pastrojmë shtëpinë dhe të reduktojmë aromat e padëshiruara. Për herë të parë me vetitë çudibërëse të limonit jam ndeshur tek gjyshja ime. Më vonë mësova se mënyrat befasuese që mund të pastrojmë me limon janë të përhapura në vende të ndryshme të botës. Unë do t ju sjell disa metoda befasuese, të cilat jam e bindur do t’ju ndryshojnë përgjithmonë…

Read More

Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj. Dikush nuk i reziston urisë dhe i futet me kokë frigoriferit, për shumë të tjerë kafeja është mbretëresha e mëngjesit, edhe pse e dinë që pas një periudhë ”fjetjeje” organizmi ka nevojë të rizgjohet. Për këtë arsye uji është pija më e mirë dhe më dobiprurëse për organizmin, sidomos në këto ditë vere ku trupi ka nevojë për më shumë hidratim. Këto janë disa nga arsyet kryesore pse duhet të nisni ditën me ujë dhe limon: Lehtëson tretjen Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa…

Read More

Lajmin e bëri të ditur në llogarinë e saj në tik tok vetë këngëtarja pak minuta më parë. Në një video mesazh ajo thotë se : “E kam një lajm të mirë. Nuk do kthehem mbrapsh në Zelandë, se kam pershtypjen qe kemi nevoje për më shumë hite. Hite që qëndrojnë gjatë. Kam reflektuar dhe kam ardhur në përfundimin që i duhemi këtij vendi apo jo”.

Read More

Kujdesi për bimët duhet të jetë përgjatë gjithë vitit, veçanërisht në periudhat më të ashpra të tij. Një nga aspektet më të rëndësishme për tu kujdesur për kopshtin tuaj në vjeshtë është mirëmbajtja e përgjithshme dhe rregulli. Nëse mendoni se nuk është problem të braktisni detyrat tuaja të kopshtarisë gjatë muajve të ftohtë, duhet të dini se puna që bëni tani është në të vërtetë jetike për të krijuar gjallëri të kopshtit në pranverë, plus ju do të mbroni punën e palodhur që keni bërë. Prandaj, sigurohuni që të hiqni çdo gjethe të rënë, të pastroni kopshtin, të shkurtoni gjethet,…

Read More

Mbështetja për grevat e Hollivudit është e dukshme dhe festivali shpreson se formacioni i tij i fortë kompenson mungesën e magjepsjes. Kanë kaluar pesë vjet që kur Bradley Cooper solli filmin e tij të fundit në Venecia. Paraqitja e tij në Lido së bashku me Lady Gaga ishte mishërimi i magjepsjes së Hollivudit. Dyshja mbërritën me varkë, u mbajtën për dore në tapetin e kuq dhe – në një konferencë shtypi të mbushur plot – diskutuan për adhurimin e tyre të ndërsjellë. Një mijë tituj ‘u shkruajtën vetë’. Por kur vazhdimi regjisorial i Cooper-it, filmi biografik i Leonard Bernstein Maestro,…

Read More

Ekspertët janë gjithmonë e më të binur se lidhja njerëzore është për mirëqenien, po aq thelbësore sa gjumi i mjaftueshëm ose lëvizja e trupit. Por marrëdhëniet veçanërisht lidhjet në çift, mund të jenë të ndërlikuara, dhe ne rrallë marrim këshilla se si të sillemi brenda tyre. Marrëdhëniet janë aq ta ndryshme sa dhe me tipologji të njëjta. Ne të Hej.al duam shumë që dikush të na këshillojë, ndaj jemi lidhur me terapistë që janë të zhytur në këto gjëra. Këtu është një përmbledhje e këshillave për ta mbajtur lidhjen tuaj të fortë dhe të shëndetshme. Grindjet e shpeshta kanë një…

Read More

Ka raste që blini vetëm për hir të lehtësimit të stresit, tensionit nervor ose ankthit. Por kini kujdes sepse mbushja e shtëpisë dhe zbrazja e portofolit me shpenzime të panevojshme nuk është ide e mirë. Çfarë mund të bësh për të kontrolluar veten? Vononi blerjet tuaja. Jepini vetes 24 orë për të menduar për diçka që dëshironi të blini. Lërini artikujt në karrocën tuaj dhe largohuni fizikisht nga telefoni ose laptopi. Pas kësaj periudhe, merrni parasysh nëse i dëshironi akoma. Përcaktoni buxhetin dhe kursimet tuaja. Të kesh një buxhet të qartë dhe ta rishikosh atë çdo muaj është një ide e mirë…

Read More

Buka e zezë ose buka e thekrës janë veçanërisht të përdorura nga njerëzit që kujdesen për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit. Për fat të keq jo në pak raste buka që pretendohet të jetë e zezë, nuk është vërtetë e tillë por i shtojnë ngjyrues dhe shtesa të tjera për të marrë ngjyrën. Ekzistojnë disa mënyra për të ngjyrosur bukën përveç ngjyruesve.  kafe, kakao, verë të kuqe etj janë element që japin në brum efektin e bukës së zezë. Buka e thekrës duhet të përmbajë minimumi 30% miell thekre. Në bukën e thekrës, cilësia e glutenit është e dobët…

Read More

Nuk janë diamantet apo perlat që e bëjnë Beyoncé atë vajzë, por moda është një pjesë kritike e asaj që e ka bërë të paharrueshëm turneun e saj botëror të Rilindjes. Në festimin e albumit të saj të shtatë me të njëjtin emër, turneu i parë solo i Beyonce në shtatë vjet shfaqi një gardërobë të përshtatshme për një mbretëreshë. Me shumë dukje që ndryshojnë nga vendi në vend – dhe disa specifike për qytete të veçanta në turne – ai u shfaq gjithashtu si një shfaqje e modës udhëtuese, duke i mbajtur fansat në këmbë për çdo gjë që…

Read More

Kompania mëmë e Versaçe ka njoftuar se po blihet nga grupi i brendeve të luksit Tapestry, një shoqëri shumëkombëshe e brendeve të luksit me bazë në New York. Në një marrëveshje të re me vlerë 8.5 miliardë dollarë (afërsisht 7.75 miliardë euro), Capri Holdings kompania ombrellë që  drejtonte Versaçen o të jetë nën zotërimin e Tapestry, markat ekzistuese të së cilës përfshijnë emra të nivelit të lartë si Coach dhe Kate Spade. Capri Holdings do të kalojë në pronësinë e etiketave të tilla si Michael Kors dhe Jimmy Choo. Në një deklaratë shefi i Tapestry, Joanne Crevoiserat, e konfirmoi lajmin duke thënë…

Read More