Këtë mëngjes zgjidhni të konsumoni një smoothie, pasi përgatitet lehtë dhe ka një super shije për çdo vakt të ditës.
Nuk ju merr kohë dhe përmban rreth 400 kalori, si dhe plot vlera ushqyese duke qene se në përbërje ka shumicë frutash.
Përbërësit:
· 100 ml qumësht
· 2 lugë kos
· 1 banane
· 150 g fruta pylli
· 50 gr boronica
· 1 lugë fara chia
· ½ lugë kanellë
· 1 lugë gjelle berry
· 1 lugë fara të përziera
· 1 lugë mjaltë
Përgatitja:
Përgatitja e smoothit është tepër e lehtë pasi mjafton që të përgatisni frutat dhe t’i shtoni ato në një blender. Më pas shihni deri sa të jetë krijuar një masë homogjene dhe smoothie është gati.
Ju bëftë mirë!/hej.al