I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” Kristjan Kaba foli për arritjet e tij dhe për çmimin që fitoi si sipërmarrësi i vitit në Zvicër. Ai foli edhe për ndjesinë e krenarisë që ndjeu kur u vlerësua me këtë çmim.
“Lista e kandidateve ka qenë më shumë se 100 ndërsa ato që kanë qenë në finale kanë qenë 5 veta. Në këto vitet e fundit kam fituar disa çmime por është krejt ndryshe kur të vlerësojnë të tutë. Ne jemi shqiptar dhe duhet të krijojmë krenari brenda kombit dhe kur vjen kombi yt me ta dhënë një çmim është diçka shumë e madhe. Ky çmim është për shqiptarët prandaj edhe trofeun e mbaj këtu në Prishtinë. Kur kam qenë në Zvicër kam pasur probleme nga viti 2006-2010 por më pas kanë ndryshuar mendim për mua.
Kompania ka fituar disa çmime nëpër Evropë. Shërbimet që ne ofrojmë janë shumë të mira në platdformën tonë klientin tonë kanë qasje mbi aplikacionin me taksat, pagesat, auditimin në jemi sikur Netflix por për bizneset”, tha Kristjan Kabashi./hej.al