“Këmisha e bardhë”, ose look-u i hakmarrjes, është cilësuar jo më kot, pas rrëfimeve publike të personazheve të njohur të ekranit botëror, si Victoria Beckham, e cila rrëfeu momentet e vështira kur përflitej për tradhëtinë e bashkëshortit të saj. Po ashtu më pas paraqitja në ekran e Belen Rodriguez dhe rrëfimi i saj për tradhëtinë dhe depresionin që kishte përjetuar.
E kombinuara me pantallonat e zeza nga Ilary, duket se i beson teorisë se kjo veshje ‘passepartout’ mund të bëjë një pastrim rreth figurës së tyre.
Zgjedhja e përbashkët e një këmishe të bardhë është një mjet i thjeshtë, për të përqendruar vëmendjen në fytyrë, te historia, te ndjenjat dhe te emocionet. Mbi të vërtetat e tyre, për t’i bërë më të qarta dhe më absolute. Më reale, me pak fjalë, me një look.
Klotilda Harka, Arba Gramo dhe Dasara Karaiskaj, si dhe psikologia Almeida Xhaferri të ftuara në emisionin e së shtunës Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus, diskutuan rreth kësaj teme dhe mesazhit të forcës, të cilat këto gra përballen, sidomos duke u përballur publikisht.
Gazetarja Karaiskaj shprehu këndvështrimin e saj duke shpjeguar se ndonjëherë gratë kërkojnë të lehtësojnë veten nga një marrëdhënie e komplikuar tradhëtie, apo prishje e çiftit. Duket si një lëvizje e mirëmenduar, që shpëton gratë dhe i rafinon historitë e tyre të tradhëtisë, ku duket sikur njerëzit janë më pranues duke ia hedhur fajin e një tradhëtie, një burri.
Arba Gramo u shpreh se për një grua është e vështië të ruaj ekuilibrin e saj si nënë, bashkëshorte, duke ruajtur njëkohësisht sensualitetin e vetes së saj dhe për bashkëshortin e saj./hej.al