Entela Cenko, someliere dhe Flavio Mato kuzhinier këtë të shtunë në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus sugjeruan pjatat festive dhe verën që mund të na shoqërojë gjatë darkave festive në festat e fundvitit.
“Pasi shtruam fletët sfoliatë, e premë djathin dhe e vendosëm sipër, më pas i hodhëm rigon dhe i grijmë limon sipër. Kështu mbështollëm djathin me sfoliatën dhe më pas vijojmë me të tjerat. Furra është e parangrohur në 180 gradë.
Sallata festive në bazë të saj ka rukola dhe agrume, si mandarina dhe portokalle, prandaj është shumë e sugjerueshmë për shoqërimin e mishit dhe të peshkut.
Qërojmë agrumet dhe i presim në formë rrethore. Po ashtu krahas qërojmë hollë dhe stikat.
Sipër sallatës vendosim djathin burrato dhe më pas hedhim stikat e grira.
Shtojmë shegë dhe salcën aceto balsamiko për t’i dhënë shije sallatës.
Nxjerrim nga furra djathin e pjekur dhe i hedhim mjaltin sipër, si edhe susam, ose nëse guxojmë mund t’i shtojmë një erëz pikante, ose trumëz.”tregon Flavio në recetën e tij.
Ndërsa Somelierja Entela Cenko shpjegoi dhe verën përkatëse të bardhë dhe të kuqe, për të shoqëruar pjatat festive.
/hej.al