Lajmi se në Akademinë e Shkencave suedeze janë dërguar gati 45 mijë letra kundër shkrimtarit Ismail Kadare që ai të mos marrë çmimin “Nobel, ka ngjallur mjaft reagime dhe kundërshti në rrjet.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare së Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli e ftuar në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus tregoi se askush nuk e di nëse janë vërtet 45 mijë letra.
“Janë disa shkrimtarë që jan “sulmuar” , këtu mund të përmendim edhe Selma Rruzhdie, për të cilin kanë shkuar letra gjithashtu, kundër Nobelit, madje ai u sulmua edhe fizikisht, për shkak të letërsisë së tij dhe asaj se çfarë shkruante.
Kadare tregon se ka qenë në djeni se ka pasur letra kundër tij, e madje disa prej tyre e cilësonin si një njeri, i cili nuk dinte të shkruante në gjuhën shqipe.
Por, Kadare ka qenë gjithmonë shumë i përkushtuar ndaj lexuesit shqiptarë dhe ka dhënë shumë për të. Natyrisht çmimi Nobel është ndër çmimet më të mira dhe më të larta të vlerësuara në botë, por kjo s’do të thotë se Kadare nuk është i përsosur në natyrën e tij të të shkruarit dhe asaj që përcjell përmes rrjeshtave”, u shpreh Bardhyli./hej.al