Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni ka sulmuar Chiara Ferragni, pas skandalit me panetonet 9 euro që ajo reklamoi rreth një vit më parë dhe që u gjobit me 1 milion euro nga Autoriteti i Konkurencës.
“Nuk është modeli i influencerave ai që duhet të ndiqet, ata që fitojnë shumë para duke veshur rroba ose çanta ose duke promovuar panetone të shtrenjta duke i bërë njerëzit të besojnë se bamirësia do të bëhet, por çmimi i të cilëve do të shërbejë vetëm për të paguar tarifat e milionerëve.”,tha kryeministrja Giorgia Meloni, duke iu referuar gjobës së vendosur nga Antitrust ndaj Chiara Ferragni-t.
E ndërsa menjëherë më pas, Fedez, artisti dhe bashkeshorti i Chiara Ferragnit, i është kundërrpërgjigjur Melonit me disa postime në Instagram. Ai thotë që nuk mund të flasë për biznesin e të shoqes, sepse kjo pjesë i përket vetëm asaj, por “habitem se si qeveria me probleme të papunësisë së të rinjve, me krizën fiskale etj, merret me ne dhe Meloni thotë që të mos na besojnë”.
Më tej Fedez shprehet se është i detyruar nga kjo situatë që të tregojë për kontributet e tij dhe të së shoqes dhe ndikimin qe ka patur në bamirësi me shumë se qeveria. Ai shtoi se Chiara fatkeqesisht nuk ka imunitetin e disa deputeteve të korruptuar, por është gati të përballet me ligjin./hej.al