Përveç panettone-s, bakllavasë, gjelit dhe ushqimeve të tjera që na presin në vazhdim, dhjetorit s’duhet t’i mungojnë biskotat e famshme të Krishtlindjeve. Janë të shijshme, të bukura për Instagram dhe mbi të gjitha përgatiten shpejt. Kafja/qumështi i mëngjesit do t’ju shijojë ndryshe, prandaj mendjen tek receta.
Përbërësit:
150 gr gjalp në temperaturë ambjenti , jo i kripur
170 gr sheqer
210 gr miell
35 gr kakao e hidhur
1 vezë
1 lugë caji pluhur pjekës
1 lugë caji ekstrakt vanilje ose 1 bustinë
2 lugë gjelle qumësht
Përgatitja:
1.Në një enë rrahim gjalpin për 30 sekonda. Shtojmë sheqerin dhe pluhurin pjekës dhe i rrahim derisa të përftohet një masë homogjene.
2.Shtojmë vezën , qumështin dha vaniljen.
3.Hedhim kakaon dhe miellin dhe e përziejmë me një luge druri.
4.Masën e hedhim në tavolinën e punës dhe i japim formë.
5.Brumin e mbledhim me membranë plasmasi dhe e lëmë në frigorifer për 1 orë.
6.Parangrohim furrën në temperaturën 190o C . Në tavolinën e punës spërkasim pak miell dhe e hapim brumin në një petë më trashësi 6 mm.
7.Presim brumin me format e biskotave, sipas dëshirës.
8.Në tavë shtrojme letren e pjekjes dhe vendosim biskotat. I pjekim për 7-9 minuta ose derisa të marrin ngjyrën kafe të hapur. I lëmë të ftohën dhe ndërkohë përgatisim çokollatën. Në një enë qelqi hedhim çokollatën e bardhë dhe e shkrijmë në banjë-mari.
9.Më çekiçin e mishit, thyejmë shkopinjtë në grimca të vogla. Me një qese pastiçerie ose me lugë spërkasim biskotat me çokollatën e bardhë dhe i hedhim copat e karameleve. I lëmë derisa të ngurtësohet cokollata dhe I vendosim në kutinë e biskotave./hej.al