Ermal Mamaqi foli për marrëdhënien që ai ka me Luiz Ejllin.
Pas daljes së filmit “Në kuadër të dashurisë”, Ermal Mamaqi ka deklaruar se Luiz Ejlli është më i mirë si aktor sesa si këngëtar.
Luiz Ejll i ka kthyer një përgjigje me ironi Ermalit në emisionin “Më lër të flas”, ku shprehet se Ermali është më i mirë si shkrimtar sesa si humorist. Në vazhdim Luizi shprehet: E mbaj mend kur ka qenë në Panairin e Librit, ka pas shkruar libër ky dhe duke pirë kafe, pashë njërin me librin e tij në dorë, duke e ndjekur me sy, u ul në trotuar, nxori librin dhe i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja.
Ermal Mamaqi ka kthyer përgjigje sot në Wake Up se deri tek fakti që është shkrimtar më i mirë se humorist është dakord, vazhdimi i deklaratës së tij është një goditje poshtë brezit.
“Deri tek “Ermali është një shkrimtar më i mirë se humorist”, është ok, pastaj Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë historinë që trilloi. Sigurisht ka diçka që e ka mërzitur, por ta keni atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë me të vërtetë e sinqertë. Pyetja ka qenë “a të pëlqeu Luizi si aktor” dhe thashë po më pëlqeu, jam i sinqertë, më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij, por kjo gjë besoj se e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le të lëmë 2 me 1 për Luizin dhe të mos vazhdojmë këtë histori”, shprehet Ermal Mamaqi./hej.al