Iris Bylykbashi përpara 5 vitesh u fut në shtëpinë e saj dhe prej aty nisi dëshira e saj për një blog arredimi duke nisur me detaje nga projekti dhe ideja për hapësirën e saj të banimit. Ajo prezantoi shtëpinë e saj festive për Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus.
“Këtë fundvit doja një pemë sa më afër natyrales dhe kërkova një fund trungu. Doja një pemë minimaliste dhe dekore të lehta të qelqit që janë të pakohë.
Për projektin e dizajnit të brendshëm të shtëpisë jemi konsultuar me një mik arkitekt, por për detajet e dekorit dhe zbukurimet jam marrë me çdo gjë. Që në fillime e nisa me blogun tim online dhe aty kam mundësi të këshilloj edhe mikeshat e mia virtuale.
Këndi që kemi tani është vendosur së fundmi dhe është një ndryshim pas 5 viteve në këtë shtëpi. Kush më ndjek në Instagram e di që kam qenë shumë e lidhur me ngjyrat e errëta, prandaj ngjyra e murit ka ndryshuar në këtë bezhën e ngrohtë.
Më pëlqen të bëj ndryshime të vazhdueshme, sidomos dekorin e ndonjë jastëku, apo të luaj me mobiljet.
Një mangësi që kam është organizimi i hapësirës së kuzhinës, pasi mund të kishte më tepër sirtar dhe të ishte pak më praktike në përditshmëri.
Në tryezën e ngrënies kam kompozuar një dekor festiv për tryezën festive për ta ndarë kështu edhe me mikeshat e mia që më ndjekin në blog.”tha Iris.
/hej.al