“All I want for Christmas is you” nga Mariah Carey është padyshim kënga më e suksesshme e Krishtlindjeve. Megjithatë, shumë njerëz janë lodhur duke e dëgjuar këngën çdo vit, përfshirë edhe fëmijët e këngëtares. Së fundmi, ylli i muzikës pop ka postuar një video në Instagramin e saj për këtë.
Carey dhe fëmijët janë duke qëndruar para një peme Krishtlindjesh, me këta të fundit që i thonë të mërzitur “mami ndaloje, çdo vit bëjmë të njëjtën gjë, çdo vit”. Por, këngëtarja nuk dorëzohet dhe përpiqet t’i bindë se ia vlen ta dëgjojnë këngën dhe fillon të këndojë. Në këtë moment fëmijët nxitojnë të largohen. Sjellim në vëmendje se këngëtarja është dërguar edhe një herë në gjykatë për këngën e saj të Krishtlindjeve.
Rikujtojmë, se Mariah Carey dhe Bryan Tanaka thuhet se i kanë dhënë fund romancës së tyre pas 7 vitesh së bashku. Krijuesja e hitit të njohur “All I Want For Christmas Is You” nisi turneun e saj muzikor gjatë muajit nëntor, por partneri i saj balerin ka munguar në koncertet e saj duke nxitur spekulime se ata janë ndarë./hej.al