Këtë të shtunë e ftuar në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus ishte e ftuar nutricionistja Diola Dosti e cila foli për shëndetin dhe fizikun e mirë estetikisht, po edhe jetesën e shëndetshme përmes dietës dhe stërvitjes.
Nutricionistja Dosti u shpreh se dieta dhe stërvitja duhet të shkojnë bashkë, pasi ndihmojnë njëra tjetrën dhe metabolizmin e trupit. Diola u shpreh se ajo nuk heq sasinë e të ngrënit, por vendos orare të caktuara për t’u ushqyer dhe i jep kohë trupit të përpunoj dhe të djeg të gjitha kaloritë që merr nga ushqimi.
“Nëse ti do më ftoje në ditëlindjen tënd edhe do më ofroje të haja një copë të madhe torte në orën 12 të natës, siç është zakoni, por edhe unë nga ana tjetër që nuk të them dot jo. Do ta haja atë copë torte, por ama ditën tjetër do bëja një detoks 24 orësh pa ngrënë asgjë, për t’i lën vend trupit të largoj toksinat dhe gjithë elementet e tortës së ngrënë në mesnatë.”, u shpreh ajo./hej.al