Me gjithë gëzimin e festave, disa qen mund ta kenë të vështirë të përballen me vrullin e Krishtlindjeve. Pronarët e qenve janë tepër të nxituar gjatë kësaj feste të veçantë, gjë që mund të shkaktojë stres për kafshët e tyre shtëpiake dhe madje edhe kafshime.
Agjencia e konviktit të qenve Canine Cottages së bashku me eksperten në një klinikë kafshësh me bazë në Cheshire, Rachel Rodriguez, kanë dhënë disa këshilla si ta trajtoni qenin tuaj gjatë pushimeve. Nga krijimi i një mjedisi të sigurt, vendosja e gardheve dhe madje edhe përmbajtja nga ushqimi me ëmbëlsira gjatë darkës, një ekspert ofron këshilla të dobishme për të ruajtur paqen në shtëpinë tuaj këtë Krishtlindje.
“Pavarësisht nëse jeni duke festuar sezonin tuaj të parë apo të dhjetin e pushimeve me qenin tuaj të dashur, ne i kuptojmë sfidat e mundshme që mund të sjellin Krishtlindjet për mikun tuaj me katër këmbë. Dritat e festave, tingujt e lartë, turmat e njerëzve dhe ndryshimet në rutinën e tyre mund të jenë stresues për çdo qen, veçanërisht për ata që priren të jenë tepër aktiv. Gjatë pjesës më të madhe të vitit, kujdesi për nevojat e qenit tuaj është një detyrë e thjeshtë. Megjithatë, kur të vijë sezoni i festave, aktiviteti i lartë mund të krijojë shqetësim si për ju ashtu edhe për shokët tanë me katër këmbë”, tha Rasheli.
Më poshtë, disa këshilla që do t’ju ndihmojnë ju dhe qenin tuaj të kaloni Krishtlindjet më të qeta dhe të këndshme.
Kushtojini vëmendje shenjave paralajmëruese të hershme
Qentë kanë tendencë të shfaqin shenja delikate të shqetësimit, siç janë tërheqja e bishtit, tërheqja e veshëve, rrotullimi dhe lëpirja, shkruan Daily Mail.
“Nëse këto shenja delikate mungojnë ose shpërfillen, qeni juaj mund të shfaqë siklet në mënyrë më drastike duke lehur ose duke u përplasur me një objekt që e percepton si kërcënim”, tha Rachel.
“Gjatë Krishtlindjeve mund të shihni qenin tuaj të fshehur poshtë një karrige apo tavoline dhe duhet të dini se kjo është një shenjë se ai po kërkon një hapësirë vetëm për veten e tij. Mos i prekni por lërini të sillen sipas dëshirës së tyre, pasi të gjithë ata e dinë se çfarë u pëlqen më shumë”, shtoi ajo.
Këshilla për të qetësuar kafshën tuaj
Ndërsa jeni duke vrapuar rreth mysafirëve dhe duke përgatitur darkën e Krishtlindjes, është e lehtë të humbni durimin dhe e njëjta gjë vlen edhe për qenin tuaj. Edhe pse lehja e tij mund t’ju acarojë, mos i thoni “qen i keq” sepse ai do të trembet edhe më shumë.
“Konsideroni përdorimin e barrierave fizike si portat dhe kafazet për fëmijë për të parandaluar qenin tuaj të marrë një ‘vendim të keq’ dhe ta mbani atë të sigurt”- tha Rachel, duke shtuar se kjo nuk përdoret si ndëshkim, por si mjet për uljen e rrezikut dhe parandalimin e situatave të këqija. Ju gjithashtu mund të provoni t’i ofroni qenit një shpërblim.
Krijimi i një mjedisi të sigurt
Mos harroni se qeni juaj i dashur e sheh shtëpinë tuaj si një strehë të sigurt, por gjithçka mund të bëhet e tensionuar pasi të fillojnë pushimet. Kontrolloni rregullisht kafshën tuaj dhe monitoroni sjelljen e saj.
“Shumë qen do të përfitonin nga një pushim nga ngutja dhe nxitimi i sezonit të festave dhe një vend i sigurt dhe i qetë për t’u tërhequr. Nëse qeni juaj vuan nga ankthi i ndarjes, mund të jetë një ide e mirë që ju ose një anëtar i familjes ta merrni atë për një shëtitje të shkurtër për t’u relaksuar”, thotë ekspertja.
Vendosja e kufijve për të parandaluar kafshimin
“Nëse qeni juaj është nervoz, njerëzit shpesh duan t’u japin dhurata mysafirëve për të ushqyer qenin. Megjithatë, qeni juaj mund të përqendrohet te ushqimi dhe dëshira për ta ngrënë atë. Kjo mund të çojë në probleme, sepse pasi ushqimi ka mbaruar qeni juaj do të kuptojë se ndodhet përballë një të huaji, çka mund të jetë e frishme për të. Kjo mund ta bëjë qenin të panikoset, të rënkojë dhe madje ta kafshojë personin”, thotë ekspertja, duke këshilluar që vizitorët të mos e ushqejnë qenin me dorë, por t’i hedhin ushqimet në dysheme dhe të largohen butësisht për të krijuar hapësirë. /hej.al