Taylor Swift ka surprizuar duke marrë pjesë në Super Bowl, për të festuar fitoren e të dashurit të saj.
Këngëtarja u shfaq në mënyrë të përsëritur në ekranet e mëdha të Stadiumit Allegiant të Las Vegasit, duke shijuar një gotë birë. Ndërsa pas ndeshjes, fituesja e Grammy nuk nguroi të përqafonte partnerin e saj Travis Kelce. Swift arriti në stadium pasi fluturoi me një avion privat. Këngëtarja është kritikuar për përdorimin e saj të avionëve privatë nga aktivistët e klimës dhe duket se ka shitur një nga dy avionët e saj personalë.
34-vjeçarja dhe Kelce janë në lidhje që prej shtatorit të vitit 2023./hej.al