Sipas revistës së njohur amerikane Variety kënga më e mirë për vitin 2023 i përket Billie Eilish dhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me filmin më viral të vitit, “Barbie”. Është kënga e titulluar “What Was I Made For?” “, e cila u shkrua për kolonën zanore të filmit popullor.
22-vjeçarja kryesoi listën e revistës, me “Not Strong Enough” të Boygenius dhe “First Person Shooter” të Drake që zënë vendin e dytë dhe të tretë respektivisht. Variety e përshkroi baladën, të krijuar nga Eilish dhe vëllai i saj Phineas, si kolona zanore më e mirë e filmit që nga “No Time to Die” për filmin e James Bond të vitit 2021.
Ndërkaq, çdo vit, platforma Spotify Wrapped ju tregon se çfarë keni dëgjuar më shumë, kush ishte artisti më i mirë, sa minuta keni shpenzuar duke dëgjuar muzikë dhe cilat ishin këngët më të mira për ju. Çdo vit, ajo gjithashtu na informon për të preferuarat e të gjithëve, në mbarë botën./hej.al