Xhemi Shehu feston sot ditëlindjen dhe surprizën e parë e ka marrë nga mikesha e saj më e mirë, Arbana Osmani.
Në fakt është bërë traditë tashmë që Arbana ta surprizojë Xhemin duke shkuar në shtëpinë e saj në mesnatë, sikurse ka zbuluar në rrjetet sociale.
Kështu ka bërë edhe këtë vit, kur bashkë me partnerin e saj Eduart Grishajn kanë shkuar në shtëpinë e Xhemit për ta uruar, përqafuar dhe sigurisht për t’i dhuruar një dhuratë në 00:00.
Sikurse mund ta shihni, edhe pse kjo traditë është e njëjta prej vitesh, sërish e ka gjetur Xhemin të papërgatitur.