Kushdo që ka shkelur një herë në itali e di se ka atje rregulla të pashkruara të cilat duhen respektuar. Dhe më të rëndësishmet prej tyre kanë të bëjnë me ushqimin. Kapucino pas orës 11, vetëm për turistët…Spageti Bolonjeze…? Një mendim që të tmerreon…Ananas në picë…? Një Herezi…! Të paktën deri më tani… 2024 mund të jetë viti kur pica me ananas mund të bëhet trend në itali, falë Gino Sorbillos, picajolit të famshëm napoletan që ka shtuar ananas të thatë në menunë e tij në Via dei Tribunali, rruga më e famshme e picave në kryeqytetin botëror të picave.
Krijimi i Sorbillos, i quajtur Margarita me Ananas, kushton 7 euro. Por kjo nuk është pica normale hauaiane: është një picë e bardhë, të cilës i është hequr shtresa e domateve, është spërkatur me jo më pak se tre lloje djathërash dhe me ananasin të gatuar dy herë më shumë për një ndjesi të karamelizuar. Sorbillo, një picajol i gjeneratës së tretë, thotë se ai e ka sjellë këtë risi për të thyer paragjykimet për ushqimin.
“Fatkeqësisht, njerëzit ndjekin turmën dhe e kushtëzojnë veten sipas këndvështrimit të njerëzve të tjerë, ose asaj që ata dëgjojnë”, thotë ai.
Por, e shijshme apo jo, ananasi në picë është një anatemë për pjesën më të madhe të italianëve, dhe pica e re, nuk është pritur mirë nga shumëkush. Madje në mediat sociale ka shpërthyer zemërimi dhe fyerjet madje pica me ananas është përfolur edhe në televizionin kombëtar. Por, vetë shefi thotë se ata që kanë qenë kuriozë mjaftueshëm sa për ta provuar, e kanë pëlqyer atë./hej.al